Partia Socialiste, do ta marrë mandatin e katërt për ta ngjitur Shqipërinë në majën e lartë të 2030-tës
Fjala e Kryeministrit Edi Rama, njëkohësisht Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, në Kuvendin Kombëtar Rinor për Shqipërinë 2030 Shumë faleminderit dhe së pari dua t’i bëj një kompliment të gjithë vajzave dhe djemve që u ngjitën këtu në podium dhe t’ju uroj dhe inkurajoj që ta bëjnë këtë që bënë sot, sepse e bënë shumë mirë. Të rinj dhe të reja të familjes sonë të madhe politike, Anëtarë dhe mbështetës së Partisë Socialiste, Mirë se takohemi sot në këtë Kuvend Kombëtar rinor që zhvillohet plot 100 ditë nga fitorja jonë...