Spille, 21 prill 2025 – Kryetari i Partisë Sociaiste Edi Rama, gjatë takimit me të rinjtë në Spille (Kavajë ) tha se më 11 maj nis hapi i fundit kilometrik i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Në 11 maj vota është për historinë dhe ma besoni këtë gjë, nuk është një votë që ne të marrim 71 se 71 duhen për të qeverisur pa pasur nëpër këmbë njeri tjetër. Se ne 71 nuk diskutohet që do t’i marrim.
Çështja është që është një votë që ne të kemi fuqinë që në përfaqësimin e Shqipërisë dhe në të gjitha detyrat e shtëpisë që janë këtu deri në 2027 për negociatat, për ligjet, për vendimet të mos kemi pengesa, të mos kemi bufin, të mos kemi kukumjaçka, të mos kemi lloj lloj çyrykësh, por të shohim vetëm objektivin, që t’i mbyllim negociatat deri në fund të 2027. Sepse dera është e hapur, por nuk do rri e hapur përgjithmonë dhe pastaj na rroftë ne mandati nëse ne nuk kemi fuqinë që duhet të na japë populli që ta përfaqësojmë.”
Kryesocialisti Edi Rama kë rkoi nga të rinjtë , vajza e djem që ta shohin 11 majin si mundë sinë pë r të qenë të barabartë më të rinjtë anembanë Evropës.
“Janë 1000 vetë nga ana jonë, 1000 nga ana e tyre që negociojnë për BE. Sepse negociatat bëhen për të gjitha, për ekonominë, për drejtësinë, për arsimin, për shëndetësinë, për ujerat, për zogjtë, për peshqit, për të gjitha. Dhe sa herë që ne takohemi me to, marrim detyra.
Ne duhet të futemi në grup të gjithë bashkë, me gjermanë, me francezë, me italianë e me të gjithë. Ti je nga Kavaja, ai tjetri nga Roma, nga Parisi jeni njësoj, keni të njëjtën pasaportë, keni të njëjtat të drejta.”