Faleminderit Kukës
Pika e parë e programit të qeverisjes vendore të Partisë Socialiste në të gjitha bashkitë do të ketë vetëm një fjalë, njerëzillëk
Turi i mirënjohjes vijoi sot në bashkinë e Kukësit, ku në një takim me qytetarët, Kryeministri Rama, njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë falenderoi për mbështetjen e marrë nga Kukësi dhe Tropoja, ndrwsa premtoi se pika e parë e programit të qeverisjes vendore të Partisë Socialiste në të gjitha bashkitë do të ketë vetëm një fjalë, njerëzillëk.
* * *
Kryetari i PSSH, Edi Rama: Shumë faleminderit! Kontrata e Safetit ka një problem ,se është shkruar dhe shpërndarë kur nuk mendohej që do fitonim dhe Tropojën.
Kështu që, Safet, nuk dua absolutisht të, – se po të shkoj në Shkodër e në Kamëz se aty ngatërrohet fare muhabeti, – por nuk dua absolutisht që ta ul vlerën e fitores së Kukësit dhe rëndësinë e fitores tënde, por dua të them që ke hyrë në një fazë të re të historisë ku të gjitha rrugët nuk të çojnë në Kukës, por të çojnë në Tropojë.
Mos u mërzit dhe më mirë të del se këta të Tropojës duan të dalin fare nga kufijtë, duan të shkojnë në Plavë, në Guci, në Berlin se tha Rexha qëparë “Ne kemi atë” se po thoshte Safeti jo rruga e Surrojit, jo rruga këtu dhe Rexha tha “Ne nuk kemi nga këto, ne kemi atë të Plavë-Gucisë për të dalë andej që ta lidhim gjithë atë” dhe pastaj i thashë unë “Në Serbi”. Po pastaj mbrapa në Berlin.
Megjithatë, në njëfarë mënyrë këto lloj hallesh dhe këto lloj problemesh paçim se janë halle dhe probleme më të ëmbla po them unë se janë më motivuese dhe më energjizuese sesa hallet dhe problemet që kanë ata që dolën ashtu si dolën.
Dua të them që sot Rexha bashkë me disa shokë e miq nga Tropoja kanë ardhur, por për Tropojën ne kemi vendosur, bashkë me Pandin, që do bëjmë një falenderim të veçantë në Tropojë. Kështu që e hipëm Rexhën këtu sipër meqë ka ardhur, por do kemi një takim të veçantë dhe këtu jemi mbledhur për të falenderuar posaçërisht dhe drejtpërdrejtë gjithë ju që jeni themeli i fitores së Partisë Socialiste dhe të Safetit këtu në Kukës.
Nuk dua të lë mënjanë edhe ata që u angazhuan në Has dhe e bënë përpjekjen e tyre dhe të mos harrojmë që përveç rezultatit të dy kandidatëve, ne kemi edhe një rezultat tjetër që është akoma më i jashtëzakonshëm, për mendimin tim, që është Partia Socialiste forcë e parë.
Por, duhet të jemi shumë realistë për këtë. Është shumë e rëndësishme që ne ta kuptojmë vetë të parët dhe ta kuptojmë shumë qartë se çfarë është kjo që ka ndodhur dhe të mos i japim vetes, si të thuash, një vetëkënaqësi, larg qoftë, apo dhe merita që nuk i kemi sepse këtu ka pasur disa faktorë që nuk kanë pasur të bëjnë domosdoshmërisht me çfarë kemi bërë ne, por kanë pasur të bëjnë edhe me situatën e sotme politike.
Nuk diskutohet që në këtë fitore të madhe, dhe unë për hir të vërtetës ia thashë edhe shokëve këtu, edhe Kukësin dhe Tropojën i llogarisja tek ato të njëmbëdhjeta që thoja janë diskutueshme, por i llogarisja të diskutueshme me zor të madh sepse më dukej realisht e vështirë megjithëse nga marsi në prill dhe sidomos në fund të prillit dhe fillim të majit sondazhet filluan të ndryshojnë në mënyrë të çuditshme edhe këtu edhe në Tropojë dhe u bë shumë e ngushtë diferenca dhe ajo që ishte më inkurajuese, por që unë me thënë të drejtën kisha frikë ta besoja që mos zhgënjehesha pastaj ishte që trendi ishte vazhdimisht një rritje e përditshme e Partisë Socialiste, që e reflektonte edhe fryma që ne gjenim nëpër takime, nëpër territor.
Fushata u rrit edhe si rezultat i faktit që gjithmonë e më shumë njerëz filluan të interesohen për këtë dhe kur shikonim pjesëmarrjen, se këtu shpeshherë ata që merren me analiza dhe komente mbyten me një lugë ujë, pjesëmarrja në Shqipëri llogaritet me të gjithë listën e votuesve, por ne e dimë shumë mirë që nuk janë të gjithë këtu ditën e votimit.
Po ta marrim Shqipërinë ashtu siç thonë ata të tjerët që këtu kanë ikur 800 mijë e 1milion njerëz në vitet e fundit, atëherë në votime kanë dalë 135%, por nuk është kështu. Duke marrë një llogari të përafërt, atëherë jemi mbi 50% të pjesëmarrjes, pa asnjë diskutim në zona të caktuara edhe 60-70%.
Kanë votuar socialistët nuk diskutohet dhe mendoj që organizimi jonë ka qenë përsëri shumë i mirë, ka arritur objektivat, kanë punuar shumë mirë organizatat, kanë punuar shumë mirë patronazhistët, kanë punuar shumë mirë dhe aktivistët që dua t’i falenderoj; janë bërthama më e re e organizimit tonë dhe sigurisht që është e gjitha për t’u zhvilluar më tutje, por janë bashkuar të gjitha këto forca në një drejtim dhe është arritur një rezultat jashtëzakonisht pozitiv.
Unë mendoj, shumë sinqerisht e them që një rol të veçantë në këtë rezultat këtu në këtë qark, në bashkitë e Kukësit dhe Tropojës ka pasur dhe Pandi që dua ta falenderoj për këtë dhe dua t’i kujtoj, tani do ia kujtoj se nuk ia kam kujtuar akoma, por do më thotë mbrapa “Pse ma bën kështu, gjithmonë kështu” por dua t’ia kujtoj që kur unë ia kam thënë në Kryesi “Ti Pandi do shkosh në Kukës”, më pa sikur do e çoja në internim.
-Kukës?
-Po mirë, dakord, do mendohem.
-Nuk ke cfarë të mendohesh fare, do shkosh në Kukës.
Nuk foli dhe pastaj në darkë më çoi mesazh “Edi, seriozisht e ke ti?”
-Për cfarë? – i them unë.
-Për atë që bëre sot. Ç’Kukës, tha.
-Unë kujtova se po më shkruaje nga Kukësi…
Sepse isha i bindur 100% që do ndodhte kështu siç ndodhi, që Pandi do krijonte një sinergji dhe do krijonte një atmosferë pozitive dhe mbi të gjitha do sillte ato komponentë që Safeti e thotë vetë me gojën e vet; Pandi është për politikë, thotë, unë jam kalë pune, megjithëse po sillet si kalë karroce se thotë “Unë kali jam, karrocën e kam, tani ngarkoje ti që ta çoj unë në…
Se kalë me karrocë bosh nuk i duhet njeriu.
Kështu që, sinqerisht Pandi, shumë faleminderit për punën që ke bërë.
Pa diskutim që përtej socialistëve dhe përtej gjithë këtyre që thashë, një rol këtu në këtë mes ka luajtur dhe një lëvizje që ka ndodhur djathtas sepse shumë njerëz që janë të djathtë për arsye të historisë së familjes së tyre, për arsye të lidhjes së tyre të kahershme me ndryshimin e regjimit, e kanë të pamundur që ta konceptojnë që të votojnë majtas, e kanë të pamundur që ta konceptojnë që të votojnë për PS por një pjesë e tyre këtë herë, duke qenë zgjedhjet për të përcaktuar se si jetë më mirë për bashkinë, si do jetë më mirë për komunitetin, kush i ka shanset më të mëdha që të na shërbejë më shumë, e ka parë shumë qartë që drejtimi është për ta kaluar votën majtas. Por, nuk ka qenë dhe fortë e vështirë për hir të së vërtetës, as në Shkodër, as në Kukës, kam përshtypjen as në Tropojë dhe as në Kamëz sepse kandidatët kanë qenë jo socialistë tipik, për ta thënë lehtë, butë se ky është demokrat. Apo jo? Po, po, nja dy vite po! Dhe kështu që ka fituar logjika që të votojmë për të vazhduar punën.
Një pjesë tjetër nuk kanë dalë në votim dhe unë i falënderoj dhe ata. Sikur një, sikur një vetëm, mendoj se janë më shumë, por sikur një vetëm nga ata të djathtët të djathtë me fjalët e mia që i përsërisja: mos dilni në votim, ta kem bindur realisht jam shumë i lumtur, sikur një të vetëm të kem bindur megjithëse shifrat tregojnë që janë shumë që e kanë braktisur atë lloj shporte karavidhesh, janë shumë që e kanë braktisur, sepse kanë marrë një vendim shumë dinjitoz. Vendimin dinjitoz për të mos u përzier më tutje me një çorbë që është e pangrënshme, është e pa gelltitshme, është e patretshme.
Nuk hahet më ajo çorbë. Ajo corbë nuk ka lidhje, as me të djathtën, as me historinë e të djathtës, as me Shqipërinë, as me historinë e të ardhmen e Shqipërisë. Ajo është një çorbë që do të shkojë duke u tretur në gjithë zjarrin e fatkeqësisë dhe të marrëzisë së vet. Por, natyrisht, tani unë besoj që kjo është një sfidë shumë e madhe për ne. Se që ne Tropoja, Shkodra, Kukësi, kështu është radha Sefet mos u mërzit, se mos harro është edhe Kamza që do stadium. Janë sfida shumë të mëdha sepse na kanë thënë: Bujrum, na luajtët mendsh “vetëm përpara, vetëm përpara, vetëm përpara”. Ja ku e keni, çojeni vetëm përpara tani! Dhe duhet t’i përgjigjemi kësaj sfide dhe nuk është aspak e lehtë.
Ju e dini shumë mirë, në të gjitha familjet është e pamundur që të gjitha dëshirat, nevojat, plus kërkesat e kalamajve të plotësohen sepse mundësitë janë gjithmonë më pak sesa nevojat. Por kjo vlen në çdo familje, kjo vlen për çdo shtet. Edhe në Amerikë që është vendi më i pasur i botës, kërkesat, dëshirat, nevojat janë shumë më të mëdha sesa mundësitë për tua plotësuar njerëzve. Natyrisht që edhe në Shqipëri më mundësitë tona është e pamundur që të plotësohen të gjitha, por ama duhet ta fillojmë nga ajo që është e mundur që të plotësohet e gjitha dhe ajo që është e mundur që të plotësohet e gjitha është ajo që shqiptarët, njerëzit në përgjithësi kudo qofshin, por shqiptarët në mënyrë të veçantë e kanë nevojën dhe e kanë kërkesën kryesore.
Që të begenisen dhe që siç thotë ajo fjala e urtë e popullit tonë: hallin që nuk ua u zgjidh, tua qash. Kjo është më e rëndësishmja. Njerëzillëku në raport me qytetarët, në raport me këdo që vjen troket në derë, që ka një hall, ka një porblem kur ja zgjidh të falënderon një herë, ama kur ia qan të falënderojnë 10 herë. Dhe në këtë pikë unë mendoj që pika e parë e programit të qeverisjes vendore te PS në të gjitha bashkitë do të ketë vetëm një fjalë: njerëzillëku.
Që do të thotë që njerëzit të ndihen pjesë e të njëjtës përpjekje, të ndjehen pjesë e të njëjtës rrugë, të ndjehen pjesë e të njëjtës familje siç ndodh në një familje, edhe në një komunitet.
Njerëzve iu duhen thënë dhe iu duhen shpjeguar gjërat. Çfarë do bëhet sot, pse kjo tjetra që kërkohet sot nuk bëhet sot, por do behet nesër? Dhe pse për këtë të tretën që mendohet që do bëhet nesër do duhet të presim dhe pse kjo që nisëm po vonohet apo pse diçka tjetër që nuk e kishim parashikuar po bëhet? Të gjitha këto duhen ndarë me njerëzit dhe duhen ndarë në mënyrë të vazhdueshme sepse njerëzit janë shumë mirëkuptues dhe dinë ta kuptojnë shumë mirë kur ti po përpiqesh dhe po bën gjithçka mundesh dhe s’ke mundësi të bësh më shumë, por qartësisht ti do të besh edhe më shumë nga kur ti bën sikur do të bësh më shumë dhe në fakt as nuk po përpiqesh fare.
E dyta, kjo duhet përkthyer patjetër në përmirësim të cilësisë së shërbimeve dhe këtu nuk e kam vetëm për bashkitë, këtu e kam dhe për institucionet e qeverisë. Institucionet e qeverisë, të cilat në territor vazhdojnë të kenë probleme dhe të lënë për të dëshiruar në mënyrën sesi u shërbejnë njerëzve edhe pse kemi hequr një pjesë të madhe të problemeve. Kemi zgjidhur një pjesë të madhe të hallit të madh të marrëdhënieve me shtetin duke futur shërbimet tek platforma E- Albania dhe duke bërë që 95% e shërbimeve mund të merren pa pasur nevojë fare të shkosh t’i biesh derës, por prapë ka një pjesë të shërbimeve që vazhdojnë të merren duke shkuar në derë, duke mbajtur radhën, duke kërkuar, etj. Dhe është shumë e rëndësishme që ne të bëjmë përmirësim.
Po flisnim qëparë për një çështje shumë të nxehtë që është e pranishme kryesisht në zonat e veriut, që ka të bëjë me pronën dhe që ka të bëjë me tokën në fshat ku njerëzit nuk kanë probleme me njeri-tjetrin dhe ku ligji 7501 i ka penguar që të bëhen pronarë sepse ligji 7501 i fuste në sherr, ndërkohë që ata s’kanë sherr. U bë gjithë ajo punë. Thoshin të gjithë: nuk bëhet. Unë e di sesa mbledhje dhe sesa juristë janë përzier me këtë punë derisa bëmë ligjin që e krijon këtë mundësi, që njerëzit të bëhen pronarë të tokës së tyre me letra në bazë të dakordësisë që kanë me njeri-tjetrin dhe ka plot, ju e dini shumë mirë, ka plot zona ku nuk kanë sherr ata me njeri-tjetrin. Tropoja, një pjesë e madhe fare e territorit rural është kështu. Kukësi ka plot zona dhe s’kanë sherr me njeri-tjetrin.
Thjesht duhet që ne të rrisim kapacitetet. Sot kemi marrë një hap të parë dhe besoj brenda 2 javësh në qeveri do kalojmë një vendim për të kaluar një task-forcë, e cila do merret me këtë punë e besoj do jetë një task forcë e kryeministrisë për të ndihmuar bashkitë e Kukësit, të Tropojës, të Shkodrës, të Malësisë së Madhe, për një pjesë të territorit që kanë dhe bashki të tjera, që kanë këto probleme, në mënyrë që të ecim shumë më shpejt me regjistrimin e këtyre tokave sepse kjo do të thotë që ata njerëz që i kanë tokat, që i punojnë tokat por që në mungesë të titullit të pronësisë nuk marrin dot një subvencion, nuk marrin dot një grant, nuk marrin dot një kredi, nuk bëjnë dot as një transaksion, as nuk e shesin dot, as të kenë mundësi të hyjnë në këtë, e kjo të bëjë të mundur që investime të tjera nga emigracioni, të
vijnë këtu.
Unë e kam pasur bindje absolute, pavarësisht se kur e tojë në fillim, e dinë këta shokët në Tropojë, më thanin “çfarë flet ky, që Tropoja do të bëhet destinacion turistik: E kam bindje që Kukësi do të bëhet destinacion turistik. E nuk flas që do të vijë turistë. Flas për destinacion turistik masiv, që turizmi të jetë e ardhura numër 1 e ekonomisë bashkisë dhe të kontribuojë në ekonominë kombëtare. Unë nuk e quaj turizëm akoma këtë që ndodh në tropojw, me atë që unë mendoj që do të ndodhë në Tropojë e që do të ndodhi në veri, në kuadër të asaj që kemi ne objektiv ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm në 2030. Ne do ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm në 2030 sepse ne kemi mundësi të një larmie që nuk e ka asnjë nga vendet që kemi në Europë. Nuk e kanë. Nuk dua ti marrë me radhë çfarë kanë e çfarë nuk kanë, por ato që kemi në, të gjitha bashkë të mbledhura në 28 mijë kilometra katrorë nuk i kanë të tjerët e duke i futur të gjitha në ciklin e zhvillimit turistik dhe ekonomik,. Ato bëjnë që në 12 muaj të vitit, shqipëria të jetë një vend ku nuk pushojnë së ardhur turistë e këto patjetër bëjnë që të rriten të ardhurat duke u rritur punësimi por duke u rritur pagat nga rritja e volumit të shërbimeve, nga rritja e voumit të prodhimit e kështu me rradhë, kështu që ne do ti vëmë shumë rëndësi kësaj pjese sëbashku me kryetarët këtu, së bashku me këshillat, për të çliruar sa më shumë investime në funksion të turizmit.
Nuk ka bukurira siç kanë thellësitë e Kukësit, sa të dalësh pak nga rruga kryesore, futesh nëpër zonat e njësive apo siç kanë gjithë pjesët e Tropojës që të rrinë të fjetura e që mos të prodhojnë të ardhura. Është një potencial e një kapital i fjetur që duhet zgjuar në mënyrë të vazhdueshme. Sot në Tropojë, tani në këtë muaj, është numri më i madh i turistëve që ka qenë ndonjëherë, por duhet të rrisim kapacitetet. Unë mendoj që nuk është e largët dita kur edhe shtëpitë këtu të jenë në funksion të turistëve që vijnë për të kaluar një natë, nuk është e largët dita, por ama na duhen investime të zgjuara e na duhet një punë shumë e durueshme me ata të cilët kanë mosbesim për të bërë, për të investuar në truizëm e në agroturizëm sidomos. Bujtinat dhe resortet turistike që i përkasin pjesës së malit, jo pjesës së detit, që është tjetër temë dhe tjetra që kam ka të bëjë me investimet në infrastrukturën e brendshme të bashkive, me investimet për infrastrukturën shëndetësore. Këtu ne po vazhdojmë e besoj që shumë shpejt do kemi spitale ekselente me të gjithë komponentët e vetë, jo vetëm një pjesë por janë dhe qendra shëndetësore që janë ripërtërirë e do vazhdojmë ti ripërtërijmë. Ishim tek gjimnazi këtu e prap duhet ta përmirësojmë në kuptimin që ta plotësojmë atë projekt se ka akoma shumë për të plotësuar në kuptimin që është një territor fantastik me gjithë ato hapësira që mund të bëhet një qendër sportive, rekreative e gjithë qytetit, jo vetëm thjesht për shkollat, por të gjitha këto nuk duhet të na lënë të harrojmë pjesën që duhet të bëjmë për të rinjtë e prandaj edhe sot në mbledhjen e qeverisë kemi vendosur shtrirjen e programit të mësimit të teknologjisë së kodimit, për të rinjtë, për nxënësit, për nxënëset, përtej Tiranës, tani do të vijmë në bashkitë e tjera, edhe në Kukës do të hapim thirrjet që vajza e djem të vijnë e është një program që mbështetet nga qeveria shqiptare, pra ka bursa që mbulojnë komplet kurset, 100% apo mbulojnë 50% për të gjithë ata që janë nga familje që nuk i kanë të ardhurat për të paguar ato kurse se janë të shtrenjta, e këto i mbulon qeveria. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që brenda 6 muajsh apo brenda 9 muajsh, një 16 vjeçar, të jetë në gjendje të punojë kudo në botë pa dalë fare nga Kukësi, me kompjuterin e vetë, të futet dhe të disponojë aftësitë që të hyjë në kompani të caktuara dhe ka sot gjithmonë e më shumë që e bëjnë. Nuk janë aq sa do dëshiroja unë por janë gjimnazistë e sjellin të ardhura në shtëpi shumë më tepër se sa një që shkon emigrant e nuk kanë nevojë fare të lëvizin nga fshati, jo më nga qyteti.
Kjo është e ardhmja për ata më të rinj e ne duam të krijojmë këto modele. Edhe këtu po mendojmë të krijojmë një hapësirë në këtë pallat që të bëhet destinacion për të hapur kursin e parë dhe pastaj të shohim si do shtrihet, sa do duna të bashkohen.
Nuk dua të marrë më shumë kohë, tani Kukësi është i shtati, mora vesh që është i shtati në Superligë, në këtë ikë nuk mund të japim ndonjë kontribut sepse Pandi nuk merr vesh nga futbolli. Unë nuk e ndjek, se për të marrë nuk e marr, kështu që shih e bëj për këtë punë. Edhe këta të kanë dhënë votën por pjesën e vendit të shtatë do ta përballosh vetë.
Kështu që ju falënderoj shumë dhe besoj që ju jeni të gjithë dakord që Pandi do vazhdojë të rrijë në Kukës. Faleminderit!