Partia Socialiste e Shqipërisë

Takimi me gra dhe vajza të Elbasanit

Fjala e drejtuesit politik të Qarkut Elbasan, Damian Gjiknuri:

Mirëmbrëma Elbasani, gratë dhe vajzat e Elbasanit!

Ky pallat s’ka qenë ndonjëherë më i bukur, sepse ka pjesën më të bukur të qytetit.
Kur mora përsipër së bashku me ekipin e mrekullueshëm të grave dhe vajzave të Partisë Socialiste, për të organizuar këtë aktivitet, kisha frikë, se thashë si do ti bëjmë 4000 gra dhe vajza bashkë! Kisha shumë kërkesa nga bashkitë e tjera të Qarkut të Elbasanit, por i thashë Gledit dhe bashkëpunëtorëve: JO. Ne do ta bëjmë vetëm me gratë dhe vajzat e Elbasanit, të bashkisë sonë, sepse forca e grave dhe vajzave të Elbasanit është treguesi i vërtetë, është shpirti i vërtetë i qytetit.

Le ta shikojnë ata, që nga i gjithë rrethi mezi mblodhën 2000 veta në këtë plate dhe na e shitën si çlirimin e Elbasanit. Shikojeni vetëm me gratë dhe vajzat e Bashkisë së Elbasanit ne ju mundim, imagjino kur të dalë i gjithë Elbasani këtu.
Kjo nuk vjen rastësisht, sepse Partia Socialiste është partia, ku ju e ndjeni më shumë veten. Me gjithë ato gjëra që janë bërë me këto vajza dhe gra të nderuara, që ne kemi në qeveri patjetër me në krye Edi Ramën, çdo grua dhe vajzë në Shqipëri e ndjen më afër politikën e shtetit.
Ky ka qenë qëllimi ynë. Prandaj jemi Parti Socialiste, prandaj jemi parti e majtë, sepse duam të jemi më afër njerëzve që kanë nevojë më shumë për vëmendje. Nuk e them këtë se ju jeni të vobekëta apo se natyra ju ka bërë të brishta fizikisht. Nuk qëndron forca tek muskujt, forca qëndron tek shpirti, tek zemra, tek sakrifica juaj, sepse ju ka bërë natyra të përballoni dhimbje që meshkujt nuk arrijnë ta kuptojnë, prandaj jeni forca e vërtetë e shpresave të ardhmes në këtë vend.

Jeni ju që jeni prindërit e vërtetë të kësaj qeverie, sepse unë e them shpesh këtë se jam prind vetë. Nuk ka detyrë më të vështirë në jetë, sesa të bësh prindërimin. Mund të bësh çdo lloj profesioni dhe suksesi në jetë, prindin e mirë nuk e bën dot kollaj dhe gratë, nënat, janë prindi i vërtetë dhe shembulli i vërtetë që duhet të frymëzojë çdo brez.

Shpesh herë ne burrat mendojmë se i dimë të gjitha, i bëjmë të gjitha, por ju jeni pasqyra e të vërtetës sonë. Duke u pasur ju përballë, ne kuptojmë çfarë duhet të bëjmë më mirë dhe se sa pak kemi bërë, për ata që kanë më shumë nevojë për ne.
Jam i bindur që me Partinë Socialiste, me Gledin si bashki, me gjithë këtë ekip të mrekullueshëm që ka zonja, nëna, motrat tuaja, ne do të çojmë përpara të gjitha ato politika të mira.

Bashkia e Elbasanit do të jetë shembulli ku gratë dhe vajzat e Elbasanit do ta kenë si shtëpinë e tyre. Mbi të gjitha ne kemi nevojë të kontribuojmë më shumë për këtë qytet dhe unë pres më shumë nga ju, nga gratë dhe vajzat të bëheni pjesë e zhvillimit dhe transformimit të këtij qyteti.

Nuk ka alternativë tjetër Elbasani përveçse Edi Ramës, Gledian Llatjës dhe Partisë Socialiste, sepse alternativat përballë janë alternativat mashtruese të Luluçit, që kemi këtu të dërguar nga dyshja Ilir Meta dhe Sali Berisha, që nuk e di se çfarë do t’iu thotë nënave tona, vajzave tona, këtyre grave dhe vajzave të bukura të Elbasanit.
Nuk janë alternativë. Imagjinoni të shkoni në fletën e votimit dhe të shikoni aty gratë dhe vajzat e Elbasanit dhe Këshillit Bashkiak do ti kryesojë emri Ilir Meta. Ju thotë gjë ndonjë nëne, vajze, motre të Elbasanit? Jo!
Ju tregon dhe ju kujton kohët që na çojnë pas.
Ne kemi nevojë të ecim përpara. Kemi nevojë të reflektojmë, jo se jemi të shkëlqyer por jemi më të mirët, reflektojmë gjithë kohës, por mbi të gjitha kemi nevojë për gratë dhe vajzat në çdo nivel të qeverisjes, në çdo nivel të biznesit, në çdo fushë të jetës. Ju keni forcë, ju dini të përballoni vuajtje, ju dini të falni. Ju keni urtësi, keni dashuri, por keni dhe bukuri. Dini ta dalloni edhe mashtrimin, edhe të vërtetën. Gruaja dëgjon shumë fjalë të bukura, por jeta u ka mësuar të dalloni mashtruesin nga e vërteta.
E vërteta qëndron me Partinë Socialiste, me Gledin, me Edi Ramën dhe me gjithë këtë ekip. Çdo gjë tjetër të koshi mbrapa, në koshin e historisë.
Prandaj le të dalin të gjithë vajzat dhe gratë e Elbasanit le ti japim forcë, energji, vullkan këtij qyteti me Partinë Socialiste. Më 14 maj të bëjmë ecjen përpara, pa u kthyer kurrë mbrapa.
Më lejoni tani të ftoj një krenari të këtij qyteti, motrën tuaj, qytetaren tuaj që simbolizon arsimin e qytetit dhe mbi të gjitha bukurinë dhe shpirtin që e karakterizon vajzën e Elbasanit, Evisin.