Partia Socialiste e Shqipërisë

Kryetari i PSSH Edi Rama: Shumë faleminderit të gjithëve për mikpritjen edhe për durimin nën këtë diell që na bën thirrje të zhvishemi jo të rrimë ulur!

Ju e dini që unë mezi pres të zhvishem, por ka shumë rëndësi që sot ta bëjmë këtë takim për të thënë disa gjëra që vlejnë posaçërisht këtu në Himarë, ku kemi bërë besoj unë çfarë nuk është bërë që nga koha e gjyshërve tanë të cilët me mund, me kursime nga emigracioni, me shumë shije ndërtuan fshatrat prej të cilat të gjithë ne që jemi këtu, bashkë me mua, vijmë. Shumë ndër ju vini me nënë e me babë, unë vij nga nëna, por jam shumë krenar për këtë pjesë sepse kjo është një nga zonat me jo vetëm bukurinë e shquar të traditës shqiptare, por edhe me disa tipare që janë shumë të veçanta, duke filluar nga kokëfortësia që e kemi vërtetë dhuratë sepse me atë kokëfortësi mund të ecim vetëm përpara dhe të mos bëjmë kurrë mbrapa. E që atëherë kur stërgjyshërit, gjyshërit tanë ndërtuan, e përsëris me aq shije fshatrat, këtu nuk u bë më asgjë. Këtu nuk u bë më asgjë dhe për hir të së vërtetës të gjithë vitet që pasuan edhe pas luftës, edhe pas rënies së komunizmit, shumë erdhën për ta shijuar dhe për ta konsumuar bukurinë e këtyre brigjeve për të bërë turizëm, por pak kush mendoi për ta kthyer kokën dhe për të investuar dhe për të mbështetur këto komunitete të cilave iu shfrytëzua masivisht krahu i punës sepse këtu ju e dini shumë mirë që bëheshin prodhime të rëndësishme në atë kohë, por asgjë tjetër.
Kur ne morëm detyrën gjithçka ishte jo vetëm siç kishte qenë, por kudo ku ishte vënë dorë ishte prishur, ishte shëmtuar, ishte ngatërruar dhe mbi të gjitha ku pronat të cilat supozohej se do t’i ktheheshin të zotit kishin hyrë në një labirint pa krye që i kishte nxjerrë në çdo cep pseudo pronarë njerëz të ardhur këtu me fuqinë e pushtetit në Tiranë, të kërcënimeve, të presioneve, të lidhjeve nga më të ndryshmet dhe të falsifikimeve të pafundme që kaq shumë e kanë goditur dhe kaq shumë e kanë mërzitur këtë popull këtu. Edhe këtu ku jemi, edhe kjo vija bregdetare këtu nuk ekzistonte atë kohë dhe kur unë vija këtu që kaloja me punët që më sillnin këtej si kryetar i opozitës në atë kohë, ulesha dhe bisedoja pastaj dhe thosha: po mirë të tëra, po Himarën pse e bënë si Bathore? Sepse realisht sidomos në pjesën andej ishte një tmerr.
Sot besoj që të gjithë biem dakord që ne kemi bërë për Himarën, për të gjitha këto pjesë atë që s’është bërë kurrë e kurrës, jo në vitet që ishin ata që kanë kurajën të imagjinojnë se mund të kthehen këtu nëpërmjet një maske që kanë vënë këtu, që del nëpër rrugë dhe flet broçkulla se është dhe një kokërr injoranti që nuk e ka shokun, por thotë dhe që Edi Rama e ka shitur Himarën se është marrë vesh me Qirjakon e ku dinë unë ca gjëra të tjera. Këto janë broçkulla të gjitha. Ai është një kokërr injoranti dhe është një diversionist i pashoq që flet sikur bën politikë të madhe. Ai nuk përfaqëson absolutisht asgjë, përveç vullnetit të një grushti njerëzish këtu dhe vullnetit shumë të mbrapshtë të atyre në Tiranë që i kanë dhënë këtij këtu mbështetje për të përfaqësuar një koalicion që është koalicioni më i shëmtuar i karavidheve, qysh se karavidhja e parë ka lindur.

Kurrë karavidhet nuk kanë arritur të bëjnë këtë lloj koalicioni dhe do ccohen himarjotët tani që nga bregu këtu, deri lart në Kurvelesh, të gjithë himarjotët sido që ndjehen, sido që flasin, ngado që vijnë, qofshin me prejardhje të largët shqiptare, qofshin dhe ata që ndjehen me prejardhje dhe me lidhje me Greqinë dhe do shkojnë në 14 maj e do vënë atje një kryq, bashkë fitojmë me Like Floririn. A e kuptoni ju se ku ka ardhur puna? “Bashkë fitojmë me Like Floririn” dhe me SaLiken se është dhe ai gërdalla tjetër që vjen vërdallë dhe me këtë gërdallën që kanë gjetur këtu dhe pastaj çfarë do kërkoni më nga unë ju këtu në Himarë? Çfarë do kërkojnë nga unë himarjotët? Himarjotët në Vuno, në Palasë, këtu, më tutje poshtë deri në kufi më Sarandën çfarë do kërkojnë më nga unë pastaj? Do kërkojnë investime? Me kë? Me këtë sqeparin këtu që ka ardhur ju kërkon vota juve? Me atë do i bëjmë investimet ne? Një analfabet! Dhe ai është analfabet në greqisht se në shqip nuk është as analfabet, është dru. Dhe po ia them këto fjalë se jam shumë i acaruar me diversionet që bën ai lartë e poshtë dhe me mënyrën sesi ai kërkon të përdorë këtu me demek lidhjet që ka në Greqi. Po qe për lidhjet në Greqi, i kam vetë, po qe për lidhjet në Turqi i kam vetë, po qe për lidhjet ku doni ju, i kam vetë dhe askush këtu nuk i përfaqëson më mirë ato lidhje. Pavarësisht se unë s’di të flas greqisht, por di “efkaristo”, di dhe “parakalo”, di dhe “mono mbrosta”, di dhe “piso” vetëm me pisat. Këto di unë.

Kështu që, ju lutem shumë, i them të tërëve realisht, se këtu në Himarë nuk janë ndarë ndonjëherë njerëzit as kur në Tiranë ishte një mbret, e dini mirë ju historinë. Nuk janë ndarë këtu, jo i majtë, jo i djathtë, jo këtej, jo andej, jo greqisht, jo shqip, jo turqisht, nuk janë ndarë kurrë. Himara është një dhe mos lejoni në asnjë mënyrë dhe askush mos ta lejojë dhe madje ata që ndjehen të djathtë me demek këtu, me demek, e them shumë fort këtë me demek se himarjotët s’janë të majtë e të djathtë, s’ka himarjot të majtë e të djathtë. Himarjotët janë himarjotë dhe pikë.
Të jesh himarjot dhe të pranosh të kesh vetëm një pjesë, himarjotët i duan të tëra! Edhe të majtën dhe të djathtën brenda. Himara është ndryshe komplet nga të gjitha territoret, se nuk është kot nga bregu këtu deri në majë të Kurveleshit. Keni parë ndonjë që të jetë kështu? S’ka. Nga këtu deri në majë të Kurveleshit. Se i duan të tëra, i ka brenda të tëra Himara dhe këta që janë të djathtë, këta në radhë të parë duhet të pyesin veten: po mirë, pse budallain do votojnë këta. Se ka plot nga ata që janë të mençur. Pse nuk doli ndonjë nga ata që janë të mençur?! Ku e gjetën këtë më gdhënë që e vënë këtu për të marrë Himarën? Si do marrë Himarën ky? Më gdhëja! Në greqisht analfabet, në shqip dru!
Foli atij drurit. Foli, si je thuaj. S’përgjigjet! “Ti kanis” thuaji. Nuk përgjigjet. Atë do votoni? Merreni këtë drurin këtu se ky ja u bën disa punë. Futeni këtu, jeni në hije. Priteni, ngrohuni një dimër, siç thoshte mamaja ime. Po e doni kryetar bashkie drurin? Merre çoje në bashki. Çfarë do më kërkoni mua, të bashkëpunoj me atë? Unë me atë bashkëpunoj dhe me atë tjetrin s’bashkëpunoj dot. Do thoni ju ky Jorgua, Gjergji, se këtë e keni fiks. Kur vini andej, është Jorgo. Kur vjen nga Tirana është Gjergji. Ç’e doni atë tjetrin?! Kur vjen andej, me Jorgon mono mbrosta. Kur vini këtej, me Gjergjin, vetëm përpara. Ç’e doni atë ju? Do ma bëni mua këtë vërtet ju? Do më ulni mua me atë të bëj muhabet për projektet?! Dhe thotë përfaqësoj Greqinë! Domethënë ai përfaqëson Platonin, Aristotelin!

Jorgua, si e doni? Jorgo apo Gjergji? Gjergji, Jorgua nuk është i rënë nga qielli. Nuk i ka bërë të tëra mirë. Të jemi të qartë këtu, se unë nuk kam ardhur këtu t’ju them që ai tjetri është ai që është se ja u thashë tamam, kurse ky është për ta marrë për ta bërë dhëndër. Shyqyr është i martuar në radhë të parë, jo se është djalë i keq, po mund ta zërë gjumi dhe mund të zgjohet një javë më mbrapa. Se unë e di ç’kam hequr për t’ia prishur gjumin. Është e vërtetë. T’ju them të vërtetën dhe t’ju them pse unë dua të votoni Jorgon. Pse ju duhet të votoni Jorgon që mos kujtoni që unë po ju them gjëra që ju i dini shumë mirë që ky nuk është i rënë nga qielli. Por tani që unë ja prisha gjumin këtij, ju doni që të votoni atë tjetrin?! S’fle më ky. E keni parë Himarën? E keni parë Dhërmiun? I keni parë si janë? Xixë! I mbani mend si ishin më përpara?

Vija unë në Dhërmi, dilja që në 6:00 e shikoja letra, shishe. Filloja mblidhja letrat vetë. Këta të tjerët, se jeni të mëdhenj, “shefi do një kafe”? Nuk thonin, “hajde se po të ndihmoj dhe unë të pastrosh”. Unë mblidh plehra, mblidh shishet. “Jo”, – i thosha unë, “dua një qese”.

Në 8:00 merrte Jorgua, “ka ndonjë gjë”?Tani nuk ndodh më kjo!

E ka bërë model të pastërtisë. Më thoshte Mirela Kumbaro, “ore çfarë ke”? I thoja, “shiko, atij Jorgos nuk do i ndahesh’. Ore çfarë ke me Jorgon është në rregull Himara, pastrohet. Gjëja e parë!

Gjëja e dytë. Po mirë tani, këto ndërtimet se do t’i japim hakun. Këto ndërtimet që prishën Himarën, kush i bëri? Që e shkatërruan Himarën përpara. I bëri Jorgua? Jo! I bëri Gjergji? Jo! Kush i bëri?! Për fat të keq, të tjerët përpara. Ai i ndjeri që pastë rehat atje ku është, – po ai i ndjeri që unë s’e kam dashur fare, përpara këtij që vjen tani dhe ju thotë “më jepni mua votën se e ka shitur Edi Rama”, – ai meritonte çmimin Nobel për astronomi në krahasim me këtë. T’i kërkojmë falje këtij rrapit se po e krahasojmë shumë me atë drurin tjetër.
Ndërkohë që, me Jorgon jemi mirëkuptuar shumë qartë që nuk ka leje ndërtimi nga ato që tmerrojnë dynjanë dhe faktikisht është qetësuar situata dhe këtu ka vetëm përpara me zhvillime të reja sepse me turizmin që po zhvillohet, të ardhurat do rriten sepse do rritet cilësia e turistëve, do rritet paraja që ata do konsumojnë. Ku do e konsumojnë atë para? Në radhë të parë në këtë zonë të bekuar, kështu që, çmimet e apartamenteve këtu, hoteleve këtu, dhomave këtu, të ushqimit e të gjitha do shkojnë vetëm lart, lart, lart. Po për çfarë vijnë ata? Ata vijnë dhe shtohen e shtohen jo vetëm se ka det, se det ka dhe në vende të tjera, po se ka gjithë këto gjëra të tjera që ne kemi ndërtuar dhe që do vazhdojmë të ndërtojmë. Kur shkojnë të prenotojnë në Himarë, shohin Himarën, kryetari i bashkisë, ky në fotografi, në rregull, goxha djalë. Imagjinoni t’i nxirrni atë tjetrin në fotografi ju turistave? Kryetari i bashkisë, të del ai. Imagjinoni? Çfarë do vijnë ata, do vijnë me roje këtu? Me roje do i sillni turistët këtu apo të vijnë pa kalamajtë? Si të vijnë, pa kalamajtë se mos na i ha kalamajtë ky?!

Ai nuk është fare! Roje te banka jo, se bankën e merr ai, po as roje te Vodafoni unë nuk e vë atë se tremb klientët. Nuk futen ata. Falimenton Vodafonin ai! Roje, menaxher, kurrë! Në asnjë mënyrë! E di që po më dëgjon. Përktheji këto tani çoji në Greqi, ankohu. Ankohu, thuaj ja si i diskriminon Edi Rama. Po në fakt, e kundërta është e vërtetë.

Sot unë e di që jemi të vonuar, por historia e pronave ka marrë drejtimin e himarjotëve. Të gjithëve pa asnjë paragjykim, pa asnjë prapagjykim. Ky tipi, ishte në një grup pune, gjoja dhe ky i thoshte atyre se kemi folur me gjithë komunitetin e himarjotëve që janë me prejardhje këtu dhe që janë pjesë e komunitetit grek në Amerikë, kemi folur me ta, kemi bërë punë të madhe me ta. E ky ju thoshte, po u zgjidh historia e pronave, ne nuk e fitojmë më bashkinë. Domethënë ky, se ata s’kanë bashki për të fituar se ata janë në Amerikë. Ky, problemi më i madh ky! Nuk e do ky historinë e zgjidhjes së pronave. Ndërkohë historia e pronave është zgjidhur, ka ligjin, ka rregullat. Kanë filluar t’i marrin pronat siç ju takon, por e di shumë mirë që ka plot nga ata që si kanë marrë akoma. Po ju them një gjë. Një garanci dhe një mbrojtje keni ju në qoftë se s’doni që t’iu ikin pronat. Mua! Partinë Socialiste në Tiranë dhe këtë këtu! nuk keni tjetër! Se nuk ja u solla unë njerëzit nga fundi i botës që të vijnë këtu dhe të bëhen pronarë. Nuk ja u kam sjellë unë që dalin me letra dhe që e kanë parë Himarën për herë të parë kur morën pushtetin në Tiranë. Edhe në det për herë të parë, unë nuk e di a kanë hyrë në det njëherë. Dhe kanë ardhur kanë marrë prona këtu! E dini mirë ju kush janë dhe si janë. S’i solla unë ata! Unë ju kam thënë këtu, ditën e parë që kam ardhur, do t’iu zgjidh çështjen e pronave dhe nuk jeni më njerëz pa njerëz që vijnë ja u marrin nga Tirana si të duan dhe e kam mbajtur fjalën.

E megjithëse mund të kisha filluar dhe unë të thoja ja se janë ato në Vuno, s’marr unë. Asnjë metër katror, fare. Zero!

Vëllai im, ato janë marrëveshje qe i bëjnë njerëzit, tek ato s’hyj unë . Unë di letrat e shtetit, di historinë e pronave dhe di mënyrën se si ne e kemi zgjidhur se kjo nuk diskutohet që është zgjidhur, janë njerëzit gjallë që i kanë marrë letrat këtu. Janë më pak se ata që duhet të marrin dhe prandaj duhet të jepni votën. Nëqoftëse largqoftë bëhet ndonjë gabim edhe ata që i kanë marë ,duhet ta dinë se do vijnë prapë dhe të thonë; shiko se s’e ke mirë, s’e ke tamam..

I thotë një president amerikan shefit të kabinetit: dua të më gjesh një njeri për këtë detyrë, po e dua njeri të të mirë. Ok. I sjell ai dikë, e mer ky e pyet. Ikën.
-Ore, të thashë që e dua njeri të mirë.
-Pse, tha, në rregull është ky.
Si në rregull? Ku është në rregull ai?
-Zoti President, tha, ai është profesionist
-Po, në rregull, tha, unë thashë e dua njeri të mirë
-Po ju i bëtë 30 minuta intervistë, ku e njohët?
-Po s’ia pe fytyrën atij- i tha këtij.
I tha ky: “’Fytyrën? Po ç’faj ka ai për fytyrën?
E ke gabim -i tha, pas të 40-ve çdo njeri mban përgjegjësi për fytyrën që ka.

Dhe s’është fjala të jesh i bukur se mund të jesh dhe “gogol” si puna ime po duket nga fytyra njeriu, kujt i beson e kujt s’i besohet, kështu që ta mbyllim këtë dhe një gjë të fundit fare. Tani këta që kërkojnë votën përveç të tjerave, janë në një marrëdhënie turpi me vendin, me komunitetet, me ata që ju kanë dhënë emrin, familjet e tyre sepse vijnë e kërkojnë votën me prokurën e asaj gërdallës non gratta në Tiranë.

Tani Shqipëria sot nuk ka qenë ndonjëherë më e respektuar, nuk ka qenë ndonjëherë më e besuar, më e mbështetur në sytë e botës sa ç’është sot. Flamuri kombëtar kurrë nuk ka qenë kaq lart në sytë e botës dhe deri para ca vitesh nuk besoj se ia hante mendja njeriu që Shqipëria do të ishte sot siç është e ulur atje në Këshillin e Sigurisë të OKB-së; që Shqipëria do të drejtonte OSBE-në; që Shqipëria do të ishte vendi mikpritës i të gjithë BE në të parën mbledhje që BE bëri jashtë kufijve të BE, erdhi në Shqipëri; që do ishte vendi mikpritës i Procesit të Berlinit ku kancelari gjerman me gjithë të tjetërët do vijnë në Shqipëri të bëjnë takimin e Berlinit.

Tani të gjitha këto pse ndodhin? Për çfaeë arsye? Ndodhin se u bëmë narkoshtet ne dhe na kanë zili? Ndodhin se jemi vendi më i korruptuar në botë dhe vijnë të mësojnë me ne apo na thërrasin ne atje që të mësojnë si të korruptohen? Apo ndodhi se u bëmë ne superfuqi ushtarake apo superfuqi ekonomike? Apo ndodhi se ne nga 28 mijë km katrorë u bëmë 280mijë km katrorë?

Jo. Asgjë nga këto. Kjo ka ndodhur sepse ne i kemi bërë vend vetes, por ama ne s’do kishim asgjë nga këto nëse ata nuk do na respektonin dhe do na besonin. Tani më falni, pa ata bëjmë dot ne?
Se pa këtë drurin që ju ka adhur këtu për kandidat besoj se bëjmë apo jo? Bëjmë pa drurin. Po pa ata bëjmë dot?
Tani si mund të jetë kjo histori që kur ata thonë me shkrim, me zë, e përsërisin që ky personi që ju, që një pjesë e juaja e keni votuar për kaq shumë vite, që për kaq shumë vite ka drejtuar këtu e atje, është i padëshirueshëm për ne.

Domethënë shqip nuk duam t’i shikojmë surranë. Dhe tani ne çfarë bëjmë ? I japim votën prapë? Po për çfarë? Si i japim ne votën? Që të turpërohemi në sytë e tyre dhe të tyre vetëm se ata e kanë ashtu, që ta thonë në sy, por janë të tjerët, Bashkimi Europian që ta thonë në sy, është Greqia. Greqia është pjesë e BE. Si mendoni ju, që mezi presin që të votojmë ne në drejtim të paditur?

Asnjë derë nuk i hapet gërdallës nongrata, asnjë derë nuk i hapet Like Floririt, të jeni shumë të qartë dhe kush i përfaqëson lart e poshtë, thjeshtë duan të kapin ça të kapin. Ata duan të kapin bashki ku të munden. Tani çfarë është bashkia e Himarës, që të vijnë ta marrin peng dhe pastaj ata 5 punonjës që merren këtu me pastrimin, t’i fusin këtu në mikrobus e pastaj t’i sjellin në Tiranë që të thonë ‘’Rama ik”?

S’e kam unë hallin tim, jo me mikrobusë të vijnë, por me avion e me anije të vijnë ata, sa më shumë thonë ata ‘’ik’’, unë aq më shumë vij. Ju e keni parë vetë.

Unë e kam pyetjen si mund të jesh sot, kur Shqipëria është në një kthesë kaq të madhe dhe të rëndësishme, kur janë bërë kaq shumë gjëra që nuk mjaftojnë për t’u kënaqur, por mjaftojnë për të parë që e kemi ndërtuar një shkallë. Tani duhet të ndërtojmë një shkallë tjetër, pastaj një shkallë tjetër që të ngjitemi akoma më lart.

Dhe kur Shqipëria është kaq e respektuar botërisht, si mund tani të imagjinohet që ne të kthehemi prapë aty ku mezi shpëtuam të tërë.

Kjo është e paimagjinueshme dhe Himara duhet ta marrë shumë seriozisht këtë gjë dhe se në Himarë une e kam personale, që të jemi shumë të qartë. Është personale.

Siç ka qenë edhe personale gjithë ajo punë që është bërë këtu dhe gjithë ato investime që kanë ardhur këu, se këtu në Himarë që kur unë jam bërë kryeminstër deri më sot, janë investuar më shumë se sa që kur Himara ka filluar të jetohet.
Kjo është e vërteta dhe unë dua që të investojmë në 4 vitet e ardhshme për gjithë këtë bashki dhe jo vetëm këtu, por deri në Kurvelesh më shumë se ç’kemi investuar në gjithë këto vite bashkë.
Tani si ta bëj unë këtë?

Pa ju? Dhe kur them ju, i them çdo himarioti. Nuk kam asnjë problem unë që ka himariotë që s’duan të më shohin me sy. S’kam asnjë problem. S’duan të më shikojnë me sy, janë në të drejtën e tyre dhe është gjëja më e thjeshtë në botë.
Telekomandën, kanali tjetër, u pushkatova. Nuk ekzistoj. Nuk kam problem, por ama le mos më shohin mua me sy, por të shikojnë me sy stërgjyshërit dhe gjyshërit tanë dhe në këtë zonë ka një të mirë, ka shumë fotografi nga e kaluara sepse një zonë shumë e lidhur me botën dhe siç ka qenë Shkodra e ca pika të tjera, këtu ka fotografi. Kështu që t’i marrin stërgjyshërit përpara këta që kanë mendjen të lëkundur e t’i flasin fotografisë atje e ta pyesin: “ore , si thua ti? Si thua? Ç’të bëj unë në 14 maj?
E të kujtohen për gjithçka kanë bërë ata njerëz që kur vinte puna për Himarë, kur vinte puna për dinjitetin e Himarës, kur vinte puna për autonominë e Himarës,kur vinte puna për Himarën që i thoshte dhe mbretit atje “Stop, se kjo quhet Himarë’’, ishin bashkë. Tani këtu s’bëhet fjalë as për autonomira, as për luftëra me askënd. Këtu bëhet fjalë vetëm që ne të ndajmë mendjen , të vazhdojmë dhe të bashkohemi tek një gjë: Himara ka nevojë për më shumë investime. Po. Kush i bën këto?
Himara ka nevojë për më shumë turistë. Himara ka nevojë për më shumë ekonomi, ka nevojë për më shumë zhvillim. Kush i bën këto? I bën një Shqipëri që respektohet ndërkombëtarisht se nga jashtë vijnë turistët që bëjnë këtu diferencën. I bën një Shqipëri që zhvillohet ekonomikisht dhe që të zhvillohet ekonomikisht ka shumë rendësi, e para. I bën një Shqipëri që udhëhiqet me patriotizëm dhe në funksion të së ardhmes së fëmijëve pa dallim. Nuk ka një plakë Himara që i ka kockat, që i prehen në këtë tokë që nuk do tundet atje brenda për t’u ccuar nga varri kur t’i vejë fjala që nipi a stërnipi yt votoi drurin.
Nuk ekziston një po ju them, po ju them një, votoi një dru dhe vajti dhe atë dorë dhe atë penë me atë bojë për të cilin zotërote luftove që të shkruhej, të këndohej gjuha amtare vajti e përdori bashkë fitojmë me Like floririn. I bëhet peshqesh Like floriri atyre që kanë vdekur, jeni në vete apo jo? Doni t’i çoni nga varri të tërë e vijnë t’ju kapin me shqelma nëpër shtëpi se ccohen ata, i dini ju ata.
Këto kisha unë, nuk po zgjatem më tutje. Se mund të vazhdoj deri nesër se si e shikoni jam paksa i acaruar se kam dëgjuar shumë për atë drurin me dy trungje që vjen vërdallë dhe tregon përralla e tregon histori, e tregon si e kam shitur unë Himarën e tregon sesi ky do i japë pronat dhe sesi unë do i marr pronat. Për të gjitha këto jam pak i acaruar, por nuk e kam me atë fare se ai është në të drejtën e vetë, në fund të fundit cc’faj ka druri nëse njerëzit i venë i falen atij, çfarë faji ka.
Thonë njerëzit ky është Zoti po më fal, ai është në të drejtën e vet. Unë e kam me himarjotët që kurrë në historinë e tyre nuk iu ka thënë njeri budallenj, kurrë. Që të gjesh një himarjot budalla duhet të shkosh të marrësh ndonjë tjetër që nuk është nga Himara t’i thuash aman thuaj jam himarjot. Nuk ka. E pra budallallëk më të madh se ky, jo që ta votosh atë por që ta mendosh që do shkosh të votosh atë dhe Saliken që ti biem shkurt me një emër se ata një i ndarë përgjysmë janë, kjo nuk ka budallallëk më të madh. E shikoni, fillova prapë, mund t’ju mbaj dhe një orë tjerë. E ndërpresim këtu, ju hengsha zemrën të tërëve dhe unë votoj në Tiranë, unë personalisht votoj në Tiranë, nuk votoj në Himarë. Tani kush voton në Himarë ta ketë parasysh që voton dhe për mua, personalisht për mua. Çfarë keni me Jorgon, mi lini mua. Çfarë keni me Gjergjin i keni me mua.
Unë ju garantoj që askush që do votojë Gjergj Goron, Jorgo Gorion, Jorgo Gjergj Goron nuk do pendohet kurrë.
Ndërsa kushdo që do ta bëjë atë gabim dhe do t’ia çojë votën hurit do ta ketë për turp tërë jetën.
Shumë faleminderit!