Partia Socialiste e Shqipërisë

Fjala e Kryetarit të PSSH Edi Rama në takimin me asambletë socialiste të Kavajës, Rrogozhinës dhe Vorës

Shumë faleminderit! Më vjen shumë mirë që jam këtu sot me ju edhe më jepet mundësia të ndaj disa gjëra. Por, në radhë të parë, dua të theksoj faktin që është shumë e rëndësishme për çdo udhëheqës, pjesë e trupës udhëheqëse të Partisë Socialiste, që do të thotë për çdo të deleguar, për çdo kryetar organizate, pra për secilin dhe secilën prej jush që të mbajë parasysh rëndësinë shumë të posaçme të këtyre zgjedhjeve, jo thjeshtë për Partinë Socialiste, sepse për Partinë Socialiste të gjitha zgjedhjet kanë qenë të rëndësishme, por për Shqipërinë.

Pas zgjedhjeve të ’90 – 92-shit, këto janë zgjedhjet e para që kanë një peshë gjeopolitike dhe që lidhen drejtpërdrejt me fatin e vendit tonë, me fatin europian të vendit tonë. Sepse sot janë krijuar kushtet që ne të hyjmë realisht në Bashkimin Europian si rrjedhojë e përputhjes së rrethanave tona të brendshme me rrethanat e brendshme të Bashkimit Europian dhe për herë të parë mundësia për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian është reale. 

Kemi një kalendar për negociatatat që është kalendari më i shpejtë në historinë e integrimit europian, që na është dhënë për t’i mbyllur negociatat në vitin 2027 dhe kemi mundësinë që nëse i mbyllim negociatat deri në 2027, të hyjmë dhe të bëhemi anëtarë të Bashkimit Europian. Kjo do të thotë që Shqipëria të kalojë në një nivel tjetër në të gjitha aspektet, duke filluar nga individi, duke filluar nga pasaporta e Republikës së Shqipërisë, e cila nuk do të jetë më ajo që është thjesht dhe vetëm një mundësi për të lëvizur, por pa mundësinë për të qëndruar, pa mundësinë për të punuar, pa mundësinë për të marrë shërbimet shëndetësore dhe për t’u rimbursuar njësoj si me qenë në vendin tënd, pa mundësinë për studentët që të jenë studentë në Bashkimin Europian dhe të mos trajtohen si studentë ndërkombëtare, po trajtohen si studentë që janë në vendin e vet.

Pra, faktikisht ne hyjmë dhe bëhemi pjesë e barabartë e asaj familje, e një familje, ku ne flasim gjuhën tonë, secili flet gjuhën e vet, por ama na bashkon gjithë ombrella e legjislacionit dhe e të jetuarit së bashku, ku edhe buxheti i vendit tonë do të marrë një rritje të fuqishme nga mbështetja e Bashkimit Europian. Se në momentin kur hyn Bashkimi Europian, hyn në kategorinë e shteteve përfituese. Bashkimi Europian ka dy kategori, ka shtetet kontribuuese që janë ata më të pasurit, më të zhvilluarit, më të mëdhenjtë, janë dhe përfituesit që janë më të vegjlit që janë në zhvillim e sipër, siç jemi ne, dhe ata më të mëdhenjtë kontribuojnë që më të vegjlit të forcohen. 

Dhe nëse ne gjatë gjithë këtyre viteve nga Bashkimi Europian kemi marrë 630 milionë euro, duke u bërë anëtar do të marrim mbi 1 miliardë çdo vit, ky është ndryshimi. 300 milionë çdo vit vetëm për bujqësinë, për fermerët, për agropërpunimin, për agrobiznesin, për agroturizmin dhe për gjithçka që ka të bëjë me bujqësinë. Tani e gjitha kjo mund të mos ndodhi nëse në 11 maj Shqipëria nuk voton fuqishëm Partinë Socialiste dhe nuk voton fuqishëm për të vazhduar një proces që nuk është një fjalë goje, po është një punë e përditshme, e përditshme, e përditshme, me detyra të pafundme.

Janë 1 mijë vetë në shtetin shqiptar që punojnë përditë për këtë punë, që shkojnë në punë dhe merren me këtë punë janë 40 skuadra negociatorësh. Çdo javë, dy ministret tona të shtetit që drejtojnë negociatat janë si në provim dhe japin llogari çfarë ka bërë Shqipëria javën e kaluar për këtë, këtë, këtë, për të gjithë sektorët dhe kjo është një punë që çdo minutë vlen dhe asnjë minutë s’duhet humbur. Parafytyroni tani, sikur në 11 maj rezultati të mos jetë i qartë, sikur gjithë kjo qëndrueshmëri që kemi krijuar të lëkundet, sikur pozicioni ndërkombëtar ku e kemi vendosur Shqipërinë të vihet në dyshim dhe sikur ata të thonë: – Ore po mirë më fal për çfarë bëhet me kë do punojnë dhe mjafton një rrëshqitje 6 mujore për të mos thënë më shumë dhe nuk arrihet më gjëja dhe ajo mundësi mund të mund të iki që aty. 

Sepse ne kemi qenë gati për të hapur negociatat më përpara, po s’ishin ata gati, shumica thoshin, po çohej njëri atje, thoshte, jo, po shiko se ne kemi një shqetësim çohej tjetri, çohej tjetri, i dini këto punë si shkonte edhe na thoshin “ju këtu e keni vendin, po duhet të bëni durim, duhet të vazhdoni punën”, etj, etj.

Sot e kemi në tavolinë kalendarin e miratuar bashkërisht dhe të dakordësuar prej tyre, na kanë thënë, “mbyllini negociatat në 2027”, pra, do të thotë, bëni gjithë detyrat e shtëpisë dhe ne do ju marrim brenda në shtëpi. Kjo është diçka shumë e madhe për të humbur ose për tu vënë në diskutim nga vogëlsira të tipit jam me këtë parti, jam me atë parti, ose “jo, po se shiko se për Kavajën nuk është bërë kjo, po është bërë ajo, ose për Rrogozhinën duhet bërë edhe kjo, ose shiko se kam inat me këtë, se ky s’më ka vlerësuar dhe unë do shkoj atje”. Domethënë që nga më të mëdhajat deri te më të vogla, të gjitha janë vogëlsira në raport me këtë.

Këtu bëhet fjalë për Shqipërinë, bëhet fjalë për të gjithë, pa përjashtim, bëhet fjalë për të marrë një pasaportë të re. Është një pasaportë, nuk do jetë më Republika e Shqipërisë, Republikë of Albania, po do jetë Bashkimi Europian, Republika e Shqipërisë.

 Dhe nuk do rrini më në fund, nuk do kemi më radhë që të na kontrollojnë pasaportën kur hyjmë nëpër vende të tjera, pavarësisht se hyn pa vizë në Bashkimin Europian, po prapë e keni pa si ndahen, ca shkojnë nga një anë edhe hyjnë dhe si kontrollon njeri, ne futemi nga ai rreshti tjetër edhe fillon kontrolli. Nuk do kemi më, do hyjmë njësoj me francezë, me gjermanë, me hollandezë, me italianë njësoj të barabartë. Si mund të lihet kjo tani për tifozllik, jo, jam me PD-në, jo jam me këtë, jo jam me PS-jë, jo jam me Kujtim Gjuzin, kjo nuk mund të lihet, nuk mund të lihet. Kujtimi është më i miri atje, më madhështori, më simpatiku, por përveç mustaqeve, s’ka asnjë gjë tjetër. Ata tjerët s’kanë as mustaqe. 

Këtu në Kavajë e keni parë vetë se ç’a të bën vajtja te shtëpia e mullixhiut për inat të vjehrrës, e keni parë vetë. E keni provuar sepse bëmë një rezultat të jashtëzakonshëm, morëm Bashkinë e Kavajës, ndryshuam Kavajën, për hir të vërtetës, e ndryshuam Kavajën, sepse ishte xhep fallco që s’kishte asgjë përveç pluhurit, farave të kungullit, edhe njerëzve që bënin si bënin për të mbijetuar, po as ujë, as drita, as hiç, edhe ishin ato dy gishta atje te sheshi. 

Unë, kur ardhur në Kavajë për herë të parë si kryetar i Partisë Socialiste, nuk bënim dot takimin, se na dolën atje te kinemaja edhe nuk na linin të hynim në kinema. Edhe kur hymë në kinema, kishte më shumë karrige bosh se ç’kishte njerëz në karrige, kjo ishte Partia Socialiste. Këtu ndodhte që në një kuti, në një qendër votimi, mos merreshin votat as të anëtarëve të komisionit, sepse presioni ishte i madh, pensionistët atje mezi i linin të votonin etj, etj, gjëra të tmerrshme. Këtu kanë ndodhur gjitha këto. Tani, kjo gjë ka ndryshuar edhe është si ëndërr, po tani unë kam kohë që e shoh këtë ëndërr që në Partinë Socialistë të Kavajës, ka gra, saç ka dhe burra pothuajse. Dhe kjo është gjë shumë e madhe, ama duhet të nxjerrim rezultatet. 

Duhet t’ju them edhe një, në fund, se ishim me kryetarin dhe me deputetin për të parë këto zhvillimet këtu dhe ju e shihni që Vora po bëhet një qytet tjetër. Unë nuk e harroj kur kam ardhur atë natë, që kishte rënë tërmeti, ishte një tmerr edhe një frikë e madhe si do të zgjidhet kjo punë. Ndërkohë që, njerëzit ishin dëshpëruar komplet. Kishin dalë të gjithë nga shptëpitë, sot janë 400 e ca që janë futur nëpër shtëpia janë dhe rreth 50 të tjerë që familje që kanë rezultuar në nevojë, po që nuk i kanë bërë aplikimet në kohë, atëherë, se kemi nga kjo kategori dhe në Tiranë dhe vende të tjera. Por, faktikisht, edhe apartamentet e reja, edhe infrastruktura e re, edhe shkollat e çerdheve dhe kërkesat private për ndërtime, edhe qeratë këtu janë rritur, që do të thotë njerëz që kanë apartamentet, i japin dhe shtëpitë, i japin dhe me qira, kur kanë dhe mundësi tjetër vlera e pronës të të gjithëve ju është rritur, edhe do rritet edhe më shumë, dhe kini parasysh momentin që hyn Bashkimi Europian sipas asaj që ka ndodhur te të gjithë vendet e tjera prona dyfishohet. Gjëja e parë që ndodh është prona dyfishohet. 

Kështu që, unë besoj që jemi shumë të qartë se çfarë duhet bërë tani 60 ditë, 60 e pak ditë sa janë, duhet me marrë çdo votë për Partinë Socialiste, çdo votë. Mundësia që rezultati i arritur që ka qenë shumë pozitiv për hir të vërtetës të bëhet dhe më i thellë është reale, se gjithmonë ka mundësi për më mirë, po edhe për faktin që ju keni bërë një punë shumë të mirë me votuesit në emigracion. Dhe në qoftë se do t’i bashkojmë bashkë këto energji, do bëhet një rezultat i jashtëzakonshëm. 

Kështu që, unë ju falënderoj edhe një tjetër për gjithë punën që keni bërë. Ju lutem të fokusoheni dhe të bënim maksimumin në këto 60 ditë që në 11 maj të realizojmë këtë gjë të madhe për Shqipërinë, për Partinë Socialiste, por edhe një merak tjetër ta nxjerrim në 11 maj, se e kam atë merak. Se ngaqë më kanë dëgjuar mua që thosha “noc rroku, noc rroku”, më vijnë ca profile fallco aty, edhe më shkruajnë “noc rrokun do të marrësh, noc rrokun do të marrësh”.

Në 11 maj, ne duhet t’i prezantojmë atyre një noc rrok madhështor, domethënë duhet të më ndihmoni që ta realizojmë këtë, që atyre t’u çojmë noc rrokun, po një noc rrok aq madhështor sa të thonë: Çfarë i bëmë vetes që zgjuam noc rrokun.