Ne, Partia Socialiste kemi për detyrë ta çojmë Shqipërinë në familjen europiane
Fjala e Kryeministrit Edi Rama njëkohësisht Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë në mbledhjen e Grupit parlamentar të Partisë Socialiste I nderuar Grup Parlamentar i Partisë Socialiste dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni digjital, një vorbull shumëfish më e madhe sesa vetë përmasa e vendit tonë, e cila përfshiu bashkëqytetarët tanë, të reja, të rinj, familjarë me karroca fëmijësh, patriotë digjitalë, punonjës të mirëpaguar bankash, komediantë të kthyer në kandidatë, delirantë me qeleshe, intelektualë me kapele republike, njerëz nga çdo anë...


