Klosi në takimin me OSBE/ODIHR: Forcat politike të kontribojnë të gjitha për një proces të besueshëm
Tiranë, 10 prill 2025 – Partia Socialiste është e gatshme të kontribuojë për një klimë sa më të qetë përgjatë gjithë procesit për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit 2025.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko pritën në takim Koordinatorin Special të Misionit Afatshkurtër të Vëzhgimit të OSBE, Farah Karimi, në kuadër të vizitës parazgjedhore në Shqipëri.
“Është e nevojshme që të gjitha forcat politike të shprehin besim tek procesi dhe të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve duke treguar maturi politike”, theksoi z. Klosi në takim.
Përfaqësuesit e Partisë Socialiste e njohën znj. Karimi me nismat që qeveria shqiptare ka ndërmarrë, për të garantuar një proces sa më korrekt, sic është përgatitja dy muaj përpara detyrimit ligjor të VKM së posacme për ndalimin e përdorimit të administratës shtetërore apo aseteve të saj; vullnetin e mirë për kërkesat e opozitës sa i takon votës së diasporës etj.