Spitallë, 21 prill 2025 – Durrësi po vijon transformimin në çdo lagje të tij, falë investimeve të rëndësishme në infrastrukturë, me projekte që parashikojnë hapësira rekreative në shërbim të qytetarëve dhe turistëve të shumtë.

E tillë është zona e Spitallës në Durrës, ku po jetëzohet  projekti i Parkut linear Urban, me gjelbërim të shtuar, zonë për këmbësorët, pistë biçikletash, terrene sportive dhe kënde të dedikuara për fëmijët.

Ky projekt, i jep fund gjithashtu edhe një gangrene mjedisore për komunitetin me mbylljen e kanalit të ujërave të larta që ishte aktiv që prej viteve 90-të, mbi të cilin u përfitua hapësira rekreative, ku po ndërtohet ky oaz i gjelbër në qytetin e Durrësit.

Kryetari i PSSH, Edi Rama ishte sot në këtë zonë për të parë nga afër ecurinë e punimeve.

“Jemi në një lagje të Durrësit, në zonën e Spitallës, lagja 15. Është një projekt, i cili ka pak kohë që ka nisur me Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Përpara dy vjetësh kur bëmë ndërtimin e hidrovorit të ri, mbyllëm një pjesë të madhe të kanalit të ujërave të larta, i cili ka qenë aktiv që para viteve ’90, por duke qenë se kjo ka qenë një zonë relativisht informale dhe këtu ishin ndërtuar shumë banesa, ishte bërë gati e pamundur jetesa prej gjendjes që kishte kanali i ujarëve te larta, ku ishin përzier dhe ujëra të tjera.

Pasi kërkuan atë investim, kërkuam pranë FSHZH, aplikuam për projekt dhe e kemi konceptuar gjithë gjatësinë e rrugës e kësaj zone që është mbyllur, është përfituar gjithë kjo sipërfaqe publike që të kthehet në një park linear urban.” – shpjegoi Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, ndërsa shtoi se “Do të kemi këtu hapësira rekreative, gjelbërim, disa terrene sportive. Fusha e parë që pamë aty ishte një fushë ping-pong. Të them të drejtën nuk e kishim menduar që mund të vinte kaq shpejt ky investim se zona Spitallës ka pasur nevojë për ndërhyrje në infrastrukturë. Dhe ky ishte një projekt, me të cilinkomuniteti është shumë i kënaqur. Këtu do ketë sipërfaqe me terrene sportive. Do kemi dhe disa objekte të vogla.Ne këto dy,tre vite kemi investuar shumë në zonën e Spitallës dhe kemi shtruar pothuajse të gjitha akset e rrugës kryesore.” – u shpreh ajo.

Ndërsa drejtori i FShZh Dritan Agolli tha se Parku Linear është thuajse 25 mijë metra katrorë dhe nga pikëpamja e sipërfaqes është njësoj si parku Rinia në Tiranë.

“Kemi gjithë elementet, ndriçim, gjelbërim, stola. Këtu materiali do jetë një tullë dekorative, e cila do prodhohet në vend. Do ketë një identitet të vetin si hapësirë publike dhe me kalimin e kohës pastaj do ta pasurojmë dhe me gjelbërim, përveç atyre që do mbillen me projektin, janë rreth 6000 rrënjë, shkurre, pemë, por do kemi në konsideratë që dhe në të ardhmen të vazhdojmë që të krijohet një oaz i gjelbër në qytetin e Durresit.” – detajoi Kryetarja e Bashkisë lidhur me dekorimin e Parkut.

Ndër të tjera, Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emirjana Sako u shpreh se “në këtë mënyrë bëhet dhe shpërndarja e funksioneve publike ne qytet sepse jo të gjithë kanë nevojë të vijnë deri tek hyrja e Durrësit apo shëtitorja “Taulantia” për të pasur një hapësirë për fëmijët, për moshën e tretë, por gjithë kjo lagje mund të grumbullohet në këtë territor.”