Shqiptarët e diasporës do të mund të marrin pjesë në zgjedhje, duke ushtruar të drejtën e votës nga atje ku janë
Londër, me shqiptarët emigrantë të Britanisë së Madhe, Krenarë për Shqipërinë Në një bashkim flamujsh kuqezi, shqiptarët që jetojnë e punojnë prej vitesh në Britaninë e Madhe u mblodhën sot në Londër në një takim me Kryeministrin Edi Rama. “Ne së bashku do të kërkojmë nga ky dhe nga çdo vend vetëm respekt për çdo shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë dhe jashtë pragut të shtëpisë.” – iu drejtua kryeministri të pranishmëve ndërsa theksoi se “Ju sot nuk jeni thjeshtë bashkëatdhetarë jashtë atdheut me të drejtë vote në Shqipëri, por jeni votues...