Shqipëria hap katër kapituj të rinj negociatash me BE, rekord absolut drejt integrimit
Bruksel, 16 shtator 2025 - Shqipëria bëri një tjetër hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke hapur katër kapituj të rinj negociatash, me ç’rast numri total i kapitujve të hapur shkon në 28, brenda vetëm 11 muajsh – një ritëm që kryeministri Edi Rama e ka përshkruar si “rekord absolut”. Kapitujt përfshijnë fusha strategjike si transporti, energjia, ndërlidhja dhe mjedisi, si dhe ndryshimet klimatike, përmes grupkapitullit “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Konferenca e gjashtë ndërqeveritare u mbajt në Bruksel dhe u bashkëdrejtua nga kryeministri Edi Rama dhe...