Partia Socialiste e angazhuar e gjitha në një betejë qytetare për anëtarësimin në familjen europiane
Fjala përmbyllëse e takimit të Grupit Parlamentar Socialist në hapjen e vitit të ri kuvendor Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë: Në radhë të parë shumë faleminderit për këtë ditë të gjatë, edhe pse jeni mësuar me ditë dhe netë të gjata, por besoj që ndajmë së bashku mendimin që ishte një takim i nevojshme dhe ishte një shkëmbim i nevojshëm informacioni dhe opinionesh. Këtë takim siç thashë do ta bëjmë të përmuajshëm, natyrisht me një përmbajtje që do t’i përgjigjet nga njëra anë ekzigjencave të përditshme...


