Fier, 29 prill 2025 – Tryeza e energjisë bëri bashkë sot, përfaqësues të qeverisë, drejtues të sipërmarrjeve private qëveprojnë në sektorin elektroenergjetik shqiptar, si dhe investitorë të huaj, në një diskutim të gjerëmbi bashkëpunimin e shkëlqyer të vendosur në mënyrë të veçantë, në pesë vitet e fundit, midis sektorit publik dhe atij privat në fushën e energjisë.

Në nisje të takimit, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku bëri një paraqitje të situatës në të cilën ndodhej sektori energjetik në 2013, të arritjevepërgjatë 12 viteve, si dhe rrugëtimit drejt Shqipërisë 2030, me synimin e qartë për ta kthyer vendin një eksportues neto të energjisë dhe në një hub të transmetimit energjetik.

“Kemi bërë një punë shumë e mirë përsa i përket rregullatorit, përafrimit të legjislacionit tonë me atë europian, kemi ngritur sisteme të fuqishme kontrolli të të gjithë kësaj fushe. Kemi investuar në përmirësimin e prodhimit energjetik në Republikën e Shqipërisë, por nga ana tjetër duhet thënë kontributi i sektorit privat në fushën energjetike është po aq i vyer sa të gjithë përpjekjet qëka bërë edhe qeveria jonë në këto 12 vite. 5 vjeçari i fundit ka gurë kilometrikë të vendosur, tëcilët po krijojnë tanimë një pistë drejtë Shqipërisë 2030, që është edhe synimi ynë për ta kthyer vendin një eksportues neto të energjisë dhe për ta kthyer vendin në një hub të transmetimit energjetik, duke përdorur pozicionin tonë gjeografik dhe ndikimin tonë gjeopolitik.” – u shpreh Zëvendëskryeministrja Balluku.

Kryetari i PSSH Edi Rama i cili mori pjesë në takim tha perspektiva e sektorit duket optimiste.

“Pavarësia e plotë energjetike e Republikës së Shqipërisë është afër dhe transformimi Shqipërisë nga një vend me hall të madh pikërisht energjinë, në një vend eksportues neto të energjisëelektrike është afër.” – u shpreh ai.