The Socialist Party of Albania

Faleminderit Selenica

Në Selenicë, Vlorë vijoi këtë të shtunë turi i mirënjohjes ndaj qytetarëve, që zgjodhën të votëbesojnë kandidatët e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Kryetari i PSSH Edi Rama: Shumë faleminderit për praninë tuaj këtu dhe ju kërkoj ndjesë për pamundësinë për të qenë këtu me ju në ditën kur erdhëm në Vlorë, se e bëri një ngatërresë partia, Vullneti Blendi e të gjithë dhe unë nuk munda të jem këtu i pranishëm por siç ju premtova në takimin përmbyllës të Vlorës, pas fitores stacioni i parë këtu do të ishte Selencia dhe ja ku jam me ju, për t’ju falënderuar të gjithëve për këtë rezultat kaq kuptimplotë të Partisë Socialiste dhe në Selenicë dhe dua ta nis me një falënderim shumë të posatshëm për Pëllumbin, për kryetarin aktual të bashkisë i cili qëndroi dhe drejtoi bashkinë e Selenciës, realisht në kushte jo të lehta, me një trashëgimi aspak të lehtë, me probleme të mëdha financiare, administrative dhe pavarësisht se nevojat këtu janë shumë më të mëdha se sa mundësitë e pavarësisht se mbështetja jonë, sado e madhe, ishte e fokusuar kryesisht tek akset kryesore kombëtare, që do hapin një perspektivë të re edhe për zonën Pëllumbi bëri më të mirë dhe besoj shumë që ai ka lënë një model që shpresoj që Nertili ta çojë përpara duke mos harruar asnjëherë gjithçka të mirë që është bërë dhe duke pasur parasysh që akoma më shumë, akoma më mirë duhet bërë.
Dua të falënderoj në mënyrë të posaçme me shumë respekt, deputetin tuaj Vullnetin, i cili është një shembull i jashtëzakonshëm për faktin se i është përkushtuar misionit të deputetit, duke e bazuar të gjithë punën e tij këtu në territor, me njerëzit, për njerëzit dhe duke u bërë besoj unë, njohësi më i thellë i gjithë problemeve dhe i të gjitha halleve të kësaj zone dhe të gjitha familjeve të kësaj zone. Është vërtetë privilegj që të kesh në krah deputetë si Vullnet Sina dhe kjo është dhe arsyeja pse unë ia duroj me shumë heroizëm të gjithë çekanët që bien mbi kokën time sa herë që vullneti flet me mua, sepse kurrë deri më sot për hir të vërtetës, nuk më ka kërkuar gjënë më të vogël për vete apo për sipërmarrjen e tij, por vetëm për problemet e zonë dhe për hallet e njerëzve të kësaj zone.
Pa diskutim dua të falënderoj këtu dhe drejtuesin e qarkut Vlenin, i cili tanimë është një udhëheqës i sprovuar në fushatat dhe betejat elektorale të Partisë Socialiste është bartës i frymës së fitores dhe i frymës së bashkëpunimit dhe kolegjialitetit dhe kam shumë besim që Blendi, Vullneti, Nertili, do dinë të harmonizojnë punën e tyre në të mirë të bashkisë së Selenicës, në të mirë të komunitetit të Selenicës.
Pa diskutim dua të felenderoj të gjithë ju këtu sepse ju jeni në fund të fundit edhe energjia por edhe arsyeja e fitores. Fitorja nuk është një qëllim në vetvete por është një mundësi që na jep besimi juaj, mbështetja juaj që ne të bëjmë edhe më shumë për ju, për familjet tuaja, për komunitetin dhe zonën tuaj. Kështu që faleminderit shumë të gjithëve me shumë mirënjohje!
Dua të falënderoj edhe ata që e ndjejnë veten djathtas, nuk kanë dëshirë ta konsiderojnë kapërcimin e kufirit mes të majtës e të djathtës, na shohin ne si një forcë politike me të cilën nuk mund të bashkohen por ama nga ana tjetër, në 14 maj bën një hap të mençur disa duke votuar për kandidatët tanë, disa të tjerë duk mos dalë fare në votim dhe mos dalja në votim e një pjese të tyre është kontributi më i rëndësishëm që ata kanë dhënë për të ardhmen e vendit tonë sepse nuk pranuan që ta ndynë dorën duke shkuar në votim për ta vënë kryqin e votës së tyre tek një bashkim hijes të të shkuarës të cilat janë aty për ta tërhequr Shqipërinë vetëm prapa, por që dështuan e do të vazhdojnë të dështojnë sepse ne do të shkojmë vetëm përpara.
Natyrisht që ju e dini shumë mirë, në asnjë familje, në asnjë kolektiv, në asnjë komunitet dhe në asnjë shtet edhe në shtetin më të zhvilluar e të pasur të botës, në Amerikë mundësitë nuk janë aq sa nevojat. Nevojat, problemet, kërkesat janë gjithnjë më të mëdha se mundësitë. Aspiratat janë gjithmonë përtej mundësive dhe nevojat ,kërkesat, problemet e Shqipërisë dhe të gjitha komuniteteve ,përfshirë këtu edhe bashkinë e Selenicës, janë më të mëdha se mundësitë. Ne do të bëjmë çmos për të plotësuar sa më shumë nevoja por askush, asnjëherë nuk është në gjendje të plotësojë të gjitha nevojat. Ama ka një gjë që und të plotësohet 100%, pa asnjë firo, pa asnjë mangësi, pa asnjë rezervë, nga ana e kujtdo që qeveris dhe në radhë të parë nga ana e çdo kryetari bashkie dhe çdo bashkie që është shtëpia e komunitetit dhe kjo gjë është njerëzillëku me të gjithë qytetarët pa dallim. Kjo gjë është të jesh në dispozicion të njerëzve dhe ta bësh moto tënden atë që populli shqiptar e thotë shumë bukur, hallin që nuk ma zgjidh, të paktën ma qaj sepse njerëzit mbi çdo gjë tjetër kanë nevojë për njerëzillëk, kanë nevojë solidaritet kanë nevojë për dikë që i dëgjon e dikë që i kupton.
Fola për Vullnetin në fillim dhe rikthehem tek Vullneti për këtë, jam i bindur që Vullneti nuk ka zgjidhur dot pjesën më të madhe të atyre halleve që ka dëgjuar nga njerëzit, por ama i ka dëgjuar, i dëgjon, vazhdon ti dëgjojë e bën gjithçka mundet e prandaj njerëzit e respektojnë. Ju e dini shumë mirë, e keni parë në jetën tuaj të përditshme. Dikujt që na e zgjidh një hall i themi një herë faleminderit. Dikujt që na e qan një hall i themi 10 herë faleminderit. Për këtë arsye, pika e parë e programit të qeverisjes vendore të Partisë Socialiste që doli nga 14 maji me rezultatin më të lartë historik, duhet të jetë njerëzillëku, prandaj vjen infrastruktura, shërbimet e kështu me radhë.
Nuk dua të zgjatem, dua t’ju falendeorj edhe një herë shumë edhe për prezencën tuaj këtu është e dyta herë që dilni në diell për të më pritur. Herën e parë më pritët por nuk erdha dot. Sot keni dalë përsëri kështu që ju falënderoj dyfish të gjithëve. Me shumë respekt, me shumë mirënjohje, kam shumë besim tek potenciali i kësaj zone, kam shumë besim që rruga e lumit të Vlorës siç ka sjellë rritjen e menjëhershme të vlerës së tokave do të sjellë dhe rritjen e vlerës së ekonomisë së zonës sepse jam i bindur që është një luginë e cila në vitet e ardhshme do të kthehet në një destinacion turistik sepse është një mrekulli e vërtetë dhe do të jetë një zonë komplementare me bregun e detit dhe do të jetë një territor ku shumëkush do të preferojë të vijë atje përpara se sa të shkojë në bregun e detit. Kështu që le të vazhdojmë punën. Jini të bindur që ne do të vazhdojmë ta mbështesim me të gjitha mundësitë tona bashkinë e Selenicës e do të vazhdojmë të mbështesim fermerët, prodhimin, agropërpunimin dhe patjetër agroturizmin që duhet të jetë motoja e punës së përditshme të Nertilit, Vullnetit dhe të gjithëve ne. Shumë faleminderit!