Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, në takimin elektoral të zhvilluar në Kurbin
Shumë faleminderit për këtë mikpritje edhe me këtë diell, në këtë orë, në ditë pushimi ju jam shumë mirënjohës dhe shpresoj shumë që kjo që kemi bërë për Kurbinin, që është një nga ndërhyrjet më masive në të gjithë territorin e vendit edhe për shkak të goditjes së rëndë të tërmetit që dëmtoi masivisht ato godina që prej shumë e shumë vitesh rënkonin në këmbë, të jetë një ndërhyrje që t’i ndihmojë shumë njerëzit këtu që ta shohin të nesërmen pa perdet e errëta të ndasive politike, pa muret e barrikadave majtas-djathtas sepse pavarësisht se çdo qytet, çdo zonë ka njerëz të majtë, njerëz të djathtë, disa zona më shumë majtas, disa zona më shumë djathtas, kur njerëzit dalin nga shtëpia kanë nevojë që rrugët të jenë të pastra njësoj, si për të majtët, si për të djathtët. Kanë nevojë që qyteti, vendbanimi të ketë infrastrukturë, të ketë shërbime, të ketë gjelbërim, të ketë ndriçim publik, të ketë atë që i duhet një komuniteti për të jetuar qetësisht e për ta parë të ardhmen me besim.
E kam thënë shpesh në këtë fushatë dhe po e them dhe këtu që kjo është fushata e parë që ne nuk flasim për ujësjellës, për ujë të pijshëm sepse tanimë e kemi kapërcyer epokën e mungesës së ujit në të gjithë Shqipërinë, por sigurisht ka akoma pika që duhen plotësuar.
Kur unë kam ardhur këtu në Kurbin, ja u them shumë sinqerisht, kam menduar që si mund të jetojnë njerëzit këtu. Çfarë bëjnë këtu? Sot, ja u them prap shumë sinqerisht, Kurbini, Laçi që jemi këtu, është bërë një qytet i jetueshëm. Është bërë një qytet normal, një qytet normal me shumë probleme të zgjidhura dhe me probleme të tjera për të zgjidhur se në çdo qytet, ka gjithmonë probleme për të zgjidhur.
Sot, Laçi ka shpëtuar një herë e mirë nga përmbytjet e tmerrshme që shkaktonte ai përroi që dilte rregullisht dhe krijonte aq shumë shqetësim.
Sot, ujësjellësi i Laçit është shtrirë dhe në pak javë do të sjellë ujin plotësisht 24 orë në të gjitha çezmat e banorëve.
Natyrisht që do të ishte mirë t’i kishim bërë të gjitha, por ju e dini shumë mirë se si ka qenë situata në përgjithësi dhe tani e ka radhën ujësjellësi i Mamurrasit për tu bërë në mënyrë që të kompletohet e gjithë bashkia me shërbim, me ujë të pijshëm ashtu siç duhet. Ujësjellësi i Mamurrasit është nga të paktit ujësjellës në Shqipëri që ka mbetur ende, ndërkohë kemi bërë plot gjëra të tjera.
Kjo lagje këtu, është një lagje e ngritur tërësisht nga e para, ju e dini shumë mirë, më mirë se unë. Jo vetëm kjo lagje, po ngado që të hedhësh sytë këtu, dora e Majlindës me mbështetjen tonë pa rezerva ka sjellë kudo imazhin e ndryshimit që nuk është vetëm imazh, por është shumë më tepër se kaq.
Në qoftë se unë nuk do ta doja Kurbinin, si mendoni ju, mendoni që këtu do ishte bërë investimi më i madh në të gjitha bashkitë krahasuar me më parë? Ata që i thonë këto gjëra, janë përçarës! Janë individë të degraduar! Janë udhëheqës të rrugëve pa rrugë dhe të rrugëve pa krye. Ndërkohë, për mua ka të majtë ka dhe të djathtë në momentin kur votohet. Kur punohet, ka vetëm shqiptarë, familje shqiptarë dhe Shqipëria është një, nga jugu në veri dhe zhvillimi i saj për ta bërë kampione të Ballkanit në turizëm në vitin 2030, e imponon që të mbështetet çdo pjesë e saj, që nga alpet e Shqipërisë deri poshtë, në fund të bregut të Jonit. Vetëm kështu mund ta bëjmë Shqipërinë kampione të turizmit.
Unë ju kam thënë, mbase e mbani mend, mbase jo, kur këtu kishte rënë bomba që ne jo vetëm do ta rindërtojmë Laçin, jo vetëm do ta rindërtojmë Kurbinin sepse kjo fatkeqësi e madhe, kjo krizë e madhe është, siç thoshte e ndjera gjyshja ime, një e keqe e madhe, po që nuk ka ardhur vetëm për keq sepse do na japi mundësinë, fuqinë dhe do na hapë rrugën që t’i bëjmë të gjitha gjërat që humbëm shumë më të forta, shumë më të mira, shumë më të bukura. Faktikisht, të gjitha familjet kurbinase që kanë hyrë në këto shtëpi, ne nuk i kemi parë teserën e partisë, as nuk i kemi pyetur se për kë voton. Kemi bërë short dhe sipas shortit, të gjithë kanë marrë çelësin dhe kanë marrë atë që ju takon. E ju kam thënë që jo vetëm do ta rindërtojmë Kurbinin, po do ta bëjmë destinacion turistik.
Doli një atje se po prisja. Mezi po prisja. Në çdo takim, është një zë fëmije, diku në fund që thotë ‘’Rama ik’’. E ju ka rënë niveli fare. Kanë shkuar te kalamajtë ose tek ata që janë tapë që në shtatë të mëngjesit. Këto dy kategori dhe sepse ju japin ndonjë lek te zyra, ju japin ndonjë lek i thonë ik bërtit aty ‘’Rama ik’’ do të të jap 5 mijë lekë. Edhe ikën merr lekët. Pastaj i thonë, merr dhe 5 mijë lekë të tjera, shko bërtit dhe njëherë.
Kur e kam thënë këtë gjë, më kujtohet kemi qenë në një nga klubet e pallateve që u prishën dhe ishin një grup njerëzish. Ata e kishin hallin te rindërtimi i pallateve. Asnjëri nga ata nuk besonte gjallë në botë që unë do bëja ndonjë gjë këtu, as nuk diskutohet fare. Disa bënin sikur besonin, disa e thoshin hapur ju jeni të gjithë njësoj. “Ik o vëlla, se kjo na gjeti ne. As nuk do kujtohet njeri për ne. E dimë si jeni ju”. E kur i thashë do ta bëjmë destinacion turistik, aty u duk sikur u teprua komplet po në fakt, do ta bëjmë destinacion turistik sepse ka lloj-lloj destinacionesh turistike. Ka turizëm për detin. Ka turizëm për malin. Ka turizëm për trashëgiminë kulturore. Ka turizëm për shumë gjëra, ka dhe turizëm fetar.
Këtu vijnë pafundësisht njerëz për tu ngjitur lart në Shna Ndou dhe Kurbini, përveç presionit të madh të gjithë atyre njerëzve që vijnë, makinave dhe përveç bekimit që ka, që ka Shna Ndoun nuk fiton asnjë gjë. Se vijnë dhe ikin.
Më dëgjoni me vëmendje, me këtë bazë që kemi vënë, ne do të punojmë që Shna Ndou të bëhet jo vetëm bekimi shpirtëror i gjithë kësaj zone, po të bëhet dhe bekimi ekonomik i gjithë kësaj zone. Do të punojmë dhe e kemi bërë projektin për rrugën. Kemi bërë projektin për pikat e shërbimeve, kemi bërë projektin që t’u japim mundësinë të gjithë kurbinasve që përfshihen në këtë gjë dhe t’u themi njerëzve që vijnë që, hajdeni në Kurbin, bëni ritualin, por qëndroni në Kurbin, qëndroni një natë, qëndroni dy netë dhe jo flini thjesht në makinë ose atje nga pamundësia për të fjetur diku tjetër, por do të gjeni shtëpi të hapura, do të gjeni bujtina, do të gjeni mikpritje jo thjesht të njerëzve, por edhe të strukturave.
Kur i kam thënë në Belsh, Belshi është një qytezë e vogël më e vogël se sa Laçi, shumë më e vogël në fakt dhe ka një liqen që ishte i mbuluar me plehra, i rrethuar me ferra, s’kishte asnjë rrugë e vetëm gropa. Kur i kam thënë do ta bëjmë destinacion turistik, edhe socialistët më të zjarrtë panë njëri-tjetrin, se është problem i madh kur ke përpara një zdap dhe thotë gjëra që s’të besohen, se duket tmerr, se kur të gënjejnë të shkurtrit edhe ikin e fshihen, futen nëpër këmbë, dalin andej e ti s’kupton më ku ikën, por kur je kaq i gjatë e të thuash gjëra që s’të beson njeri, është problem.
Sot që flasim, në Belsh nga ku të gjithë donin vetëm të iknin, ka 3000 vizitorë për një vakt në fundjavë dhe vetëm hapen bujtina, hapen restorante, hapen kafe, hapen shërbime nga njerëz që vijnë nga Tirana për t’i hapur apo nga njerëz që vijnë nga emigracioni dhe me kursimet e tyre investojnë. Ju keni shumë emigrantë dhe kjo është jo vetëm absolutisht shumë e mundur por është absolutisht e arritshme në një kohë jo shumë të gjatë.
Natyrisht për ta arritur këtë, duhet patjetër që të ketë një mirëkuptim në vizion, të ketë një qartësi në projekt dhe të ketë një bashkëpunim të ngushtë të bashkisë me qeverinë. Tani këtu, më thanë ka dalë një Behar edhe kërkon votë se është i djathtë. Tani kjo puna e së djathtës është ngatërruar shumë, shumë fare. Është ngatërruar aq shumë saqë ka humbur fare në kokën e tyre që thonë ‘’jam i djathtë’’. Arsyeja pse thonë jam i djathtë? Për ça e thonë ‘’jam i djathtë”? Sepse ata e dinë shumë mirë që arsyeja kryesore pse shqiptarët u ndanë majtas e djathtas ishte e shkuara, ishte historia, ishin plagët e familjeve, ishin pushkatimet, syrgjynosjet , burgosjet, persekutimet. Tani, ça i ndau ata që janë paraardhësit e këtyre që këtu me Beharin në krye thonë ‘’jam i djathtë”? Çfarë i ndau nga të tjerët? I ndau një gjë shumë e rëndësishme, themelore. Ata donin Amerikën, donin Perëndimin. Të tjerët donin Moskën, donin komunizmin, këtu u ndanë. Tani, Shqipëria sot është më e respektuar se ç’ka qenë kurrë ndonjëherë në sytë e botës. Flamuri kombëtar sot është më lart se ç’ka qenë kurrë ndonjëherë në tryezat ku Shqipëria ulet me vendet e tjera.
Sot, Shqipëria tani që flasim është e ulur në tryezën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Të organizatës më të madhe politike në botë që i ka brenda të gjitha shtetet dhe ku janë 15-16 shtete që janë në atë tryezë Këshilli dhe një nga ato shtete bashkë me Amerikën, Britaninë, me Kinën, me Rusinë dhe bashkë me disa të tjera është edhe Shqipëria e vogël me flamurin e vet, me zërin e vet, me dinjitetin e vet.
Shqipëria drejtoi OSBE-në , një tjetër organizatë gjigande, nga Kanadaja deri në Rusi duke kaluar përmes gjithë Europës.
Shqipëria u bë vendi mikpritës i gjithë BE-së që u çua nga Brukseli, doli për herë të parë jashtë kufijve të vet, u ul në Tiranë për të bërë Samitin e Europës.
Shqipëria tani do të presë në tetor samitin e Berlinit.
Tani këto gjëra, pse kanë ndodhur këto gjëra? Se papritur e pa kujtuar ata hapën sytë edhe thanë e ranë në dashuri me ne? Apo mos ka ndodhur se jemi bërë narkoshtet edhe tani vijnë të gjithë të mësojnë nga ne si trafikohet droga? Apo ngaqë jemi vendi më i korruptuar në botë edhe vijnë të gjithë të mësojnë nga ne si të vjedhin më shumë? Nuk besoj! Apo ngaqë jemi bërë superfuqi ushtarake, apo superfuqi ekonomike apo ngaqë jemi rritur nga 28 mijë kilometra jemi bërë 228 mijë kilometra katrorë? Asgjë nga këto s’ka ndodhur. Ne jemi po ata që ishim. Shqipëria është po ajo që ishte ama ajo që ka ndryshuar është që për herë të parë Shqipëria i ka bërë vend vetes në çdo tryezë me më të mëdhenjtë e kësaj bote dhe kudo ku ne ulemi, si të barabartë me të barabartë, ku japim respekt po ama pretendojmë respekt. Jo siç bënin këta trimat që vijnë e bërtasin rrugëve të Shqipërisë, që mbanin pantallonat përpara të huajve se mos i binin nga emocionet e Beharit.
Tani ne meqë i ne i kemi bërë vend vetes, ça ka ndodhur tjetër që na japin një mbështetje kaq të madhe? Pikërisht sepse na besojnë, se sado ne të ishim dinjitozë dhe sado ne të silleshim me dinjitet, po të mos na besonin si asnjëherë më përpara, po të mos na mbështesnin si asnjëherë më përpara, nuk shkonim dot ne të uleshim dot në Këshillin e Sigurimit, nuk na e besonin presidencën e OSBE-së. Tani ky është një nder shumë i madh, po nuk është vetëm një nder shumë i madh. Kjo është një fuqi e re që ka marrë Shqipëria ndërkombëtarisht, një fuqi e re që i shërben Shqipërisë në imazh, që i shërben Shqipërisë për të pasur më shumë investime, për të pasur më shumë turizëm, për të pasur më shumë ekonomi. Dhe tani këta të djathtët ça nuk kuptojnë këtu? Kur ata që na mbështesin, ata që në çuan në të gjitha këto pozicione, na e thonë me shkrim, na e thonë me vulë, na e thonë me zë, na e thonë me figurë, që këtë zotërinë, këtë individin që keni mbajtur në kurriz 30 vjet, që e keni votuar 30 vjet, që ka qenë presidenti juaj, që ka qenë kryeministri juaj, nuk e dëshirojmë. Nuk duam ta shohim me sy, na e hiqni sysh.
E thonë ata, nuk e them unë. E thonë SHBA, e thotë Mbretëria e Bashkuar , e thotë BE me vepra , jo me fjalë. BE nuk e ka këtë shpallje ‘”non grata” por ama i ka dyert e mbyllura për “non gratën” këtu. Dhe këtë tani, të djathtët si e mendojnë këtë punë? Që punë e madhe shumë se çfarë thotë Amerika, punë e madhe shumë se ça thotë Anglia , punë e madhe shumë se ça thotë Europa, se ne jemi me “non gratën”? Po për ça arsye? Dhe unë nuk jam i shqetësuar për votën e Partisë Socialiste. Unë jam i shqetësuar për faktin që miqtë tanë, aleatët tanë, partnerët tanë në 14 maj, nuk do të numërojnë votat e Partisë Socialiste, po do shohin ore, sa vota i kanë dhënë akoma këtij individi që ne po u themi shqiptarëve troç “na e hiqni nga shoqëria jonë”. Sepse na kanë marrë, na kanë futur në shoqërinë e tyre në kuptimin e plotë të fjalës, e thonë, “po mirë, jemi bashkë, po ecim bashkë, po ju mbështesim, po ju ngremë, por nuk e duam ta merrni këtë me vete. Ç’na e merrni këtë me vete”?
Tani këta të djathtët çfarë duan këta tani? Që të fillojnë miqtë tanë të mendojnë që ka një gjë që nuk shkon me mendjen e këtyre? Po pse për Beharin do diskutojmë tani ne këto gjëra? Për Beharin që thotë “unë s’kam shkollë, por kam vizion”.
Ata që janë arsyeja pse sot këta tjerët i thonë vetes të djathtë, stërgjyshet, gjyshërit, ata të pushkatuarit, ata të persekutuarit që janë në botën tjetër, ata do rrotullohen në varr 7 herë kur t’iu shkojë fjala që stërnipi jot, nipi jot, mbesa jote shkuan votuan në 14 maj “Bashkë fitojmë me Like floririn”. A jeni në vete apo jo? Domethënë midis të ardhmes, dinjitetit kombëtar, flamurit kombëtar, punëve që dihet shumë mirë që ne dimë t’i bëjmë, ata s’dinë ti bëjnë dhe një rrangalli që normalisht familja e vet duhet t’i thoshte mos dil nga shtëpia.
Unë e di çfarë i them atyre të shtëpisë time? Po më patë një shenjë që filloj bëhem si ky mos më lini të dal nga shtëpia, më mbyllni brenda. Më mbyllni brenda se njeriu e humb. Njeriu e humb, por turpëron të tjerët. Ky rrangall. Një rrangallë vjen vërdallë dhe merr nëpër gojë gjithë dynjanë.
“Ambasadorja amerikane ka një video me njërën që doli atje po hyri ky, erdhi ai … ka orgjira me ministret”. çfarë janë këto? Po këto nuk i durohen edhe një budallai të lagjes që vjen vërdallë duke bërtitur. Cc‘është ky? Çfarë i djathtë është? Ky s’është as i djathtë, as djathë, asgjë fare. As hahet, as pihet, as gëlltitet, as tretet.
Majlinda nuk është engjëll, unë e di po aq mirë sa ju, nuk është engjëll. Të hidhet në fyt ndonjëherë kur i thua mirëmëngjesi. E di. E di por ca të bëjë Majlinda. Grua po, më e vogël se të gjithë ju po, çfarë të bëjë ajo? Apo jeni të kollajshëm ju? Mos jeni të kollajshëm ju? Mos jeni ju tolerantë të mëdhenj këtu sidomos burrat këtu. Çfarë të bëjë Majlinda? I kam thënë: butë, butë. “o kryeministër”! Butë! Mirëpo duhet parë produkti. Ja ku ëhstë produkti. Këtu ngado që të kesh kokën, kudo ku të kthesh kokën sheh një gjë edhe thua e ka bërë Majlinda. Majlinda, Majlinda, me mua natyrisht patjetër, me qeverinë.
Kështu që, le të bërtasi, por të bëjë punën. Po Beharin? Votoni Beharin, por ju vjen dimri direkt që në maj edhe nuk shihni më verë me sy këtu. Jo ju, se ju këtu, ata që kanë në mend. Votojeni Beharin, dilni me flamur, gjuani me armë, fitore fitore edhe rrini pa ujë. Pijani Beharit ujin.
O zot, Behar! “Bashkë fitojmë me Beharin, me nongratën, me Liken”.
Se dhe kjo është histori më vete. I djathtë që shkon te Likja. Po Likja cc‘pune ka me të djathtën Likja? Likja shkon majtas-djathtas, ku është zullumi të kapi ndonjë gjë. Çfarë s’kam bërë unë për ta sjell Liken në rrugë të mbarë. S’kam lënë dy gurë bashkë për t’i thënë: o Like po qetësohu, çfarë do? Kryeministër ishe, kryetar parlamenti, president, çfarë do mor vëlla? Rri rehat. Ku ka rehat mor? Po miu që del nga gjirizi po në gjiriz do kthehet se s’ka ku shkon tjetër. Kështu dhe njeriu që është bërë pjesë e zullumit në zullum do kthehet. Nuk ka ku kthehet tjetër.
Tani dhe një gjë të fundit kam. Këtu çfarë është bërë e kemi bërë ne. Çfarë nuk është bërë, çfarë është bërë keq, çfarë është shkatërruar e keni nga beharët. Dhe kështu në gjithë Shqipërinë, jo vetëm këtu. Se Laçi, Kurbini ka trashëguar një të kaluar shumë të rendë. Po ju shihni Shkodrën. Shkodra qyteti më i bekuar jo i Shqipërisë, por edhe në Europë nuk besoj se ka, unë s’di, një qytet që të ketë lumë, liqen, det, mal dhe alpe sipër. Që nga ’92 me Beharin. Që nga ’92 vetëm dimër. Tani më thonë mua “nuk i do ky, nuk e do Veriun”. Ccfarë nuk dua unë? Po rrugën e Thethit kush e bëri? Behari e bëri? Rrugën e Thethit e bëra unë me qeverinë tonë. Thethi nuk është në jug, është mu në majë të Veriut sa për dijeni, se këta beharët nuk dinë as gjeografi.
Këta e dinë veriun andej nga kthehet Saliu. Janë pa busull, janë pa orientim. Se thotë vetë ai, tani po iu jap fjalën atyre që kanë më shumë shkollë se unë, e kupton? Dhe ju doni ta votoni kryetar bashkie një njeri që thotë “tani po ua jap fjalën atyre që kanë shkollë më shumë se unë.
E kush i del më me shkollë? Salvatori. Më çoi Ulsiu videon, shihe tha. E shoh unë, “tani po ia jap fjalën atyre që kanë më shkollë se unë”. Po thash unë tani do dali ndonjë akademik, doli Salvatori. Me çoi fjalë mua, më tha “shefi kam gabuar, dua të kthehem në rrugë të mbarë”, ik o Salvator i thashë, ik se ke shumë shkollë se mua ti i thashë.
Kështu që, miqtë e mi rrugën Shkodër Velipojë kur shkuam në fillim, po bëtë Velipojën s’keni çfarë bëni më, e bëmë rrugën Shkodër-Velipojë, nuk e bënë ata.
Rrugën e Vermoshit e bëmë, rrugën e Lurës po e bëjmë tani. Tani këto të gjitha unë e di që janë në veri. Edhe stadiumin e Shkodrës e bëmë. Është i vetmi stadium në botë që 7 metra nga tribuna VIP ka një lavazh pa leje, një ofiçinë pa leje. Vetëm ato dy gjëra duhet të bëjë bashkia, të prishë ato të dyja, nuk i prishi. Dhe duke iu lutur UEFA-s, lere tani ta mbajmë ndeshjen. Një lavazh pa leje, një ofiçinë pa leje. Të jeni të sigurtë të futet Behari këtu, ato tre penxheret e para atje i keni lavazh. Këtë këtu që ka një strehë, e keni karburant. Këto tre penxheret e tjera i keni motel afër karburantit, atë pjesën andej pastaj bilardo. Rakia nuk diskutohet. Edhe imagjinoni, Beharin e keni atje lart duke ju parë juve me duart në xhepa, duke thënë çfarë faji kam unë që më votuat, unë pa shkollë isha dhe ju thashë, por ju më futët aty.
Puna është që po nuk votuat Majlindën, të jemi shumë të qartë, ta dëgjojnë të gjithë, po s’votuat Majlinden nuk është puna se do humbni Majlindën, Do më humbni mua, do humbni Tiranën. Unë e respektoj lirinë e votës, të drejtën e të gjitha, me votë njerëzit kanë shkuar edhe në ferr. Unë di të them kaq; nëse ne do vazhdojmë të punojmë me Majlindën, cfarë keni parë këto 4 vjet, në 4 vitet e ardhshme do jenë edhe më shumë se këto 4 vjet.
Këto di unë dhe edhe më shumë jo për Laçin se Laçi pothuajse është bërë. E ka spitalin këtu… Kur erdha këtu që kishte rënë tërmeti, spitali sikur i kishin rënë bombat qysh përpara tërmetit, edhe tërmeti nuk kishte ku ta kapte spitalin. Sot është model, e dini vet.
Për Laçin do bëjmë çfarë ka mbetur dhe do fokusohemi tek ajo që thashë, tek turizmi fetar. Do bëjmë për Mamurrasin, patjetër, ujësjellësin.
Do bëjmë për Fushë Kuqen patjetër dhe do ta fusim edhe pjesën e zonës bregdetare në ekonominë e kësaj zone.
Po këtë pazarin e Milotit se kanë që në ’92-shin që e premtojnë? Janë të mëdhenj shumë, që në ’92-shin, sa herë del Non-Grata tek pazari, atëherë i ka pasur flokët e zeza se tani është bërë si 3 pikëpyetje së bashku. “Do bajm pazarin e Milotit, Fitore” edhe ata mbetën në Pazar duke pritur pazarin. Nuk ka shans.
Doni dhe pazarin e Milotit? Majlinda e bën. Një gjë nuk ua garantoj se nuk kam sesi tua garantoj, që Majlinda nuk do vazhdojë duke bërtitur, këtë nuk e garantoj dot, nuk kam cfarë bëj.
Unë ju siguroj që është hapur rruga. Të votosh Beharin është si të vendosësh një gomë e ta djegësh në mes të rrugës, 4 vjet.
Doni një gomë ta vendosni në mes të rrugës 4 vjet që të mos vijë asnjë projekt këtu, të mos vijë dot asnjeri këtu? Votoni Beharin, e keni gomën në rrugë. Doni të ecim përpara realisht dhe të shohim këto 4 vjet gjëra të reja, gjëra të mira, gjëra të bukura siç kemi bërë? Ja ku e keni, jepini votën dhe po i dhatë votën, nuk është në borxh vetëm Majlinda me ju, por jam dhe unë se Ulsiu nuk diskutohet po e po. Këto kisha.
Mos u bëni si Likja që nuk rri dot pa u kthyer tek zullumi. Mos u bëni si Likja tani që e patë që e ardhmja mund të jetë ndryshe, mos iu ndani të ardhmes tani se çfarë bëhet me ata dihet.
Vetëm përpara!