Misioni ynë do të vazhdojë deri në vendosjen e flamurit shqiptar në oborrin e Europës së Bashkuar
Adresimi publik i Kryeministrit Edi Rama njëkohësisht Kryetar i PSSH për fillimin e ndryshimit të ri të Partisë Socialiste, duke nisur me një diskutim të brendshëm rreth “Pranisë Besnike” - aneks i Dokumentit Strategjik BESA Përshëndetje të gjithëve! Ky takim me drejtuesit politikë, si edhe me drejtuesit e komisioneve të përhershme parlamentare, është vazhdimi i mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar, për të nisur një diskutim së bashku rreth dimensionit të partisë në fazën e re ku ka hyrë vendi dhe ku kemi hyrë edhe ne si shumicë...


