Tirana dhe Shqipëria fitojnë vetëm me Partinë Socialiste
Fjala e Kryeministrit Edi Rama, njëkohësisht Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, në Asamblenë e Partisë Socialiste, të Tiranës Mirëmëngjes të gjithëve! Sot, nisim organizimin e ri të Partisë Socialiste për Tiranën. Ky organizim duhet të jetë gjithëpërfshirës; partiak, në kuptimin e angazhimit të posaçëm të çdo anëtari të kësaj familjeje politike; qytetar, në kuptimin e aktivizimit të çdo shtrese dhe grupi interesi komunitar në kuptimin e lidhjes proaktive me çdo bashkësi qytetare që është vetëkrijuar nga prejardhja krahinore, besimi fetar apo qëllimet sociale. Ky organizim do ta marrë forcën e...


