Partia Socialiste e Shqipërisë

Arben Pëllumbi

Arben Pëllumbi ka lindur në Korçë në 22.09.1965. Ai ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës në Degën “Inxhinieri
Elektrike”.

Fillimisht ka punuar si inxhinier projektues, në Institutin e Studimeve Metalurgjike Elbasan (1988-1990). Më tej ka punuar si specialist në Institutin e Informacionit,
Tiranë (1990-1991), drejtor ekzekutiv në kompaninë “Dea-Stt” (1991-1992), inxhinier administrator në kompaninë “ABA” sh.p.k (1993-2017).

Z. Pëllumbi nga viti 2018 e në vazhdim është angazhuar pranë Partisë Socialiste dhe ka mbajtur postin si Sekretar i Organizimit dhe Koordinimit Elektoral në Partinë Socialistë të Shqipërisë. Prej vitit 2017 ai është deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.