BLENDI KLOSI
Blendi Klosi ka lindur në 17 janar 1971.
Ka përfunduar studimet në fushën e Inxhinierisë Elektronike, në Fakultetin e Inxhinierisë, pranë
Universitetit të Tiranës (1988- 1993). Z. Klosi ka mbajtur detyrën e përgjegjësit të sektorit në Qendrën e Studimeve të Projektimeve
Elektronike (1994-1996).
Veprimtaria politike e z. Klosi është mjaft e pasur me angazhime të rëndësishme si zëvendësministër i Pushtetit Lokal (1999-2001), kryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore, ministër i shtetit (2002-2004), ministër i Rinisë, Kulturës dhe Sporteve (2004-2005), ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (2015-2017), ministër i Turizmit dhe Mjedisit (2017- 2021).
Gjithashtu, z. Klosi është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, ku ka mbajtur pozicionin e sekretarit organizativ në këtë parti (2005-2016). Blendi Klosi ka një angazhim të gjatë si deputet dhe përfaqësues i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në 5 legjislatura. Aktualisht ai mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Partinë Socialiste.