Partia Socialiste e Shqipërisë

Eduard Shalsi

Eduard Shalsi ka lindur në 01.04.1968 në Tiranë. Ai ka përfunduar studimet universitare në vitin 1990, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në degën
Biologji–Kimi.

Fillimisht ka punuar si arsimtar në lëndën Biologji – Kimi në disa shkolla 8-vjeçare dhe të mesme. Në vitet 1992-1995 emigroi në Greqi. Ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të INSIG sh.a dhe kryetar dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të Shoqërive të Sigurimit të Kosovës (2003-2004).

Z. Shalsi ka ushtruar edhe detyra të tjera si: shef kabineti i kryetarit të bashkisë Tiranë (2004-2007, nënkryetar i bashkisë Tiranë (2007-2009), ka punuar në bashkinë Tiranë (2004-2009). Në vitin 2017 – 2021 ka ushtruar detyrën e Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore si dhe ka qenë

Koordinator Kombëtar i Antikorrupsionit. Z. Shalsi në periudhën 1996 – 2002 ka marrë pjesë në seminare të shumta brenda dhe jashtë vendit
për trajnim bankar në depozita, import-eksport, kredinë, kontabilitet karta biznesi.

Nga viti 2009 e në vijim ka qenë deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në legjislaturat
VII, VIII, IX, X.