Partia Socialiste e Shqipërisë

Erion Braçe

Erion Braçe ka lindur në 2.04.1972 në Tiranë.

Z. Erion Braçe ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, dega
Ekonomi – Financë, në vitet 1990 – 1994. Që prej vitit 1992 e deri më sot, z. Braçe ka qenë pjesë aktive e jetës politike dhe legjislative në Shqipëri. Për një periudhë të gjatë kohore ka ushtruar profesionin e gazetarit dhe redaktorit në gazetën “Zëri i Popullit”, përkatësisht si redaktor në vitet 1993 – 1997 dhe si kryeredaktor i kësaj gazete
në vitet 1998 – 2008.

Ai ka qenë anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste që prej vitit 1994,
Zëvendëskryetar i FRESSH-it. Z. Braçe është zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë në 8-të legjislatura që prej vitit 1996. Z. Braçe ka qenë anëtar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave prej vitit 1996 në pesë legjislatura dhe kryetar i këtij komisioni në dy legjislaturat VIII dhe IX.

Gjithashtu, ka qenë anëtar i komsionit hetimor “Për Çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm” dhe kryetar i komisionit hetimor “Për hetimin e shpenzimeve të Buxhetit të Shtetit në dispozicion të ministrive, institucioneve kryesore të varësisë dhe ndërmmarrjeve publike nëpërmjet prokurimeve publike për periudhën 2001 e në vijim”, të ngritura në Kuvendin e Shqipërisë. Ai u emërua Zëvendëskryeministër më 28 dhjetor 2018, post që e mbajti deri në shtator 2021.