Partia Socialiste e Shqipërisë

Lindita Nikolla

Znj. Lindita Nikolla lindi në Tiranë, më 22 tetor 1965. Znj. Lindita Nikolla ka mbajtur postin e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nga data 10
shtator 2021 deri 30 korrik 2024.
Znj. Lindita Nikolla ka një përvojë të gjatë, rreth dy dekada, në institucionet dhe aktivitetin politik të
vendit, duke kontribuar në veprimtarinë parlamentare, reformimin e sistemit arsimor, qeverisjen
vendore, rritjen dhe fuqizimin e pjesëmarrjes shoqërore, ekonomike e politike të grave e vajzave etj.
Është zgjedhur deputete e Kuvendit të Shqipërisë në tre mandate: në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013
u zgjodh deputete e qarkut të Tiranës; në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe vitit 2021 u zgjodh
deputete e qarkut të Lezhës. Si ligjvënëse, ka kontribuar në zhvillimin e legjislacionit, sidomos në
fushën e arsimit, kërkimit shkencor dhe medias.
Znj. Nikolla ka një përvojë të gjatë qeverisëse. Gjatë viteve 2013-2017 ka shërbyer si Ministre e Arsimit
dhe Sportit dhe gjatë viteve 2017-2019 si Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, në kabinetet e
Kryeministrit Edi Rama. Gjatë shërbimit të saj si Ministre ka udhëhequr realizimin e reformave të
rëndësishme në sistemin arsimor.
Prej shtatorit të vitit 2007, është anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Gjatë viteve 2003-2006 është zgjedhur Këshilltare e Këshillit të Njësisë Bashkiake Nr.1, në Tiranë.
Gjatë viteve 2007-2013 është zgjedhur Kryetare e Njësisë Bashkiake Nr.1 Tiranë, për dy mandate: 2007-
2011 dhe 2011-2013. Gjatë shërbimit në këto funksione, ka kontribuar në rritjen e performancës së
qeverisjes vendore në shërbimet publike ndaj komunitetit.
Ka marrë pjesë dhe ka referuar në mjaft veprimtari kombëtare e ndërkombëtare për çështje të edukimit,
të tolerancës dhe paqes, bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë, rinisë, demokracisë në shkollë,
edukimit demokratik qytetar, zgjidhjes së konflikteve, etj., të organizuara ose financuara nga Këshilli i
Europës, UNESCO, SHBA, qeveria e Austrisë etj.
Znj. Lindita Nikolla është autore dhe bashkëautore e disa botimeve: “Për shkollën ndryshe”, manualet:
“Edukimi i të drejtave të njeriut në shkollë”, “Shkolla dhe Policia së Bashku për Ndryshim”,
“Problematika gjinore në qeverisjen vendore”, si edhe i mjaft artikujve për çështje të demokracisë,
arsimit, barazisë gjinore, fuqizimit të grave, rinisë, drejtimit të shkollës etj.
Në fillimet e karrierës së saj profesionale, ka shërbyer si mësuese e matematikës dhe drejtuese në disa
gjimnaze në Tiranë.
Znj. Lindita Nikolla ka kryer studimet universitare dhe është diplomuar në degën Matematikë, në
Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, në vitin 1989.
Ka kryer studimet pasuniversitare dhe ka fituar Diplomën Master në Administrim Publik, drejtimi
Pushtet Ekzekuztiv, në Albanian University në Tiranë, në korrik 2010.
Në qershor të vitit 2008 ka përmbyllur kualifikimin pranë Akademisë mbi qeverisjen vendore dhe
policimin komunitar në Universitetin e Pitsburgut në SHBA. Gjithashtu, në dhjetor të 2007 ka
përfunduar Akademinë politike për udhëheqësi dhe reformë të NDI.