Partia Socialiste e Shqipërisë

Milva Ekonomi

Milva Ekonomi ka lindur në Tiranë në 31.12.1962. Ka kryer studimet e larta në Statistikë dhe Ekonomi nga Universiteti i
Bujqësor, dhe Master në Administrim Biznesi (MBA) nga Universiteti i Tiranës.
Gjithashtu, ajo ka marrë pjesë në trajnime të avancuara në fushën e statistikave ekonomike
dhe sociale si dhe të manaxhimit në Byronë e Statistikave të Punës (SHBA), Eurostat
(Luxemburg), Istat (Itali). Ka qenë lektore në Universitetin e Tiranës, Universitetit
Bujqësor, si dhe në Universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë”. Ajo ka shkruar disa botime
në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e statistikave, zhvillimit social dhe
ekonomik, si dhe të përkatësisë gjinore. Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane,
si dhe njeh gjuhën franceze.
Znj. Ekonomi ka shërbyer si Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave të Shqipërisë
gjatë periudhës 1994-2005, duke kryer një sërë detyrash që lidheshin me ngritjen dhe
institucionalizimin e statistikave zyrtare në vend. Ka kryesuar Komisionin Kombëtar të
Nomenklaturave dhe ka qenë për dy mandate anëtare e Byrosë së Konferencës së
Staticienëve Evropianë KEE/OKB.
Në vitin mars 2006, ajo zgjidhet anëtare e panelit të ekspertëve të projektit “PARIS 21”
(OECD), ku punon mbi lidhjen e statistikave zyrtare me të drejtat e njeriut. Punon në këtë
projekt deri në fund të dhjetorit 2007.
Më pas, ajo u përfshi si ekspert kyç në Agjencinë Evropiane për Rindërtim (EAR) në
Kosovë, në projektin mbi Mbështetjen në Sistemin Statistikor dhe Përgatitjen e
Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë 2007–2008.
Znj. Ekonomi dha kontributin e saj si Këshilltar Afatgjatë i Statistikave Suedeze (Sida) në
Agjencinë e Statistikave të Kosovës, ku punoi gjatë viteve 2008 – 2013, në hartimin e legjislacionit statistikor dhe ndërtimin e Programit Zyrtar të Statistikave Kombëtare. Ajo
gjithashtu ka punuar në projekte të ndryshme me agjencitë e OKB-së dhe organizatave të
tjera ndërkombëtare si Eurostat, ILO, UNODC, World Bank, Dfid, dhe FMN.
Ajo është anëtare e Institutit Ndërkombëtar të Statistikave (ISI) dhe Shoqatës së
Staticienëve të Ballkanit. Ajo është një nga themelueset e Institutit Agenda, një qendër
kërkimesh ekononomike dhe sociale, e themeluar në qershor të vitit 2006 në Tiranë.
Përgjatë viteve, ajo ka dhënë kontributin e saj në lëvizjen e gruas në Shqipëri, duke qenë
aktiviste në shumë nisma, por gjithashtu edhe në aksione të shoqërise civile.
Ajo ka shërbyer edhe si anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës për periudhën 2000-2011.
Znj. Ekonomi ka qenë zëvendësministre e Shëndetësisë (2013-2016). Në shkurt 2016 ajo u
emërua në pozicionin e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe
Sipërmarrjes. Prej janarit 2020 ajo ka mbajtur postin si kryetare e Komisionit të
Ekonomisë dhe Financave. Në dhjetor 2020 deri në shtator znj. Milva Ekonomi ushtroi
detyrën e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.