Partia Socialiste e Shqipërisë

Niko Peleshi

Niko Peleshi ka lindur në Korçë në 11.11.1970. Z. Niko Peleshi prej janarit 2021 deri në korrik 2024 ka mbajtur funksionin e ministrit të
Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.
Niko Peleshi ka lindur në Korçë, më 11 nëntor 1970. Ka kryer studimet e larta për Inxhinieri
Elektronike në Universitetin Politeknik të Tiranës me rezultate të shkëlqyera duke marrë titullin
“Inxhinier elektronik”.
Në vitin 1989 ka përfunduar Shkollën e Mesme të Përgjithshme “Raqi Qirinxhi” në Korçë me
medalje të artë.
Z. Peleshi ka pasur një angazhim të gjatë në fushën e biznesit privat në qytetin e Korçës: në vitet
2001 – 2004 ka drejtuar me sukses Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë, Korçë.
Karriera politike e z. Peleshi fillon në tetor të vitit 2004, kur emërohet prefekt i qarkut Korçë
dhe e ushtron këtë funksion për një vit.
Në vitin 2005, ai u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste të qytetit të Korçës. Në zgjedhjet lokale të
shkurtit 2007. z.Peleshi u zgjodh kryetar Bashkie i Korçës, për t’u rikonfirmuar edhe një herë si
kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të vitit 2011.
Prej vitit 2012, ai është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste.
Prej shtatorit të vitit 2013 z. Peleshi emërohet zëvendëskryeministër, pozicion të cilin e mban
deri në maj 2017.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, ai zgjidhet deputet në qarkun e Korçës, duke kryesuar
listën e Partisë Socialiste.
Gjatë periudhës shtator 2017 – janar 2019 z. Peleshi shërbeu si ministër i Bujqësisë dhe
Zhvillimit Rural.
Z. Peleshi zotëron shumë mirë gjuhën angleze, si dhe flet rrjedhshëm gjermanisht dhe greqisht.