Pandeli Majko
Pandeli Majko lindi më 15 nëntor 1967 në Tiranë. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e
Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Tiranës në vitet 1986-1992. Gjithashtu ka kryer
studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, në vitet 1994-2000.
Z. Majko ka një karrierë të pasur politike. Karriera e Pandeli Majkos do të niste me Kryetar i
FRESSH-it në vitet 1992-1995. Ka mbajtur dy herë postin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe
Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Po ashtu ka mbajtur postin e
Ministrit të Mbrojtjes dhe Ministrit të Diasporës. Karriera e tij politike do të kulmonte në vitet
1998-1999 ku do të merrte postin e Kryeministrit të Shqipërisë.
Z. Majko ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për hartimin e Kushtetutës shqiptare në
Kuvendin e Shqipërisë në vitet 1997-1998.
Z. Majko është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në tetë legjislatura, ka qenë Kryetar i
Delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, si dhe anëtar i Komisionit për
Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.