Shqipëria 2030 – Teknologjia si shtyllë e integrimit në Bashkimin Europian
Berati mirëpriti sot një takim të posaçëm me fokus rrugëtimin dhe sfidat për Shqipërinë drejt integrimit në Bashkimin Europian në vitin 2030, me theks të veçantë te sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, ministrave të kabinetit qeveritar, drejtorëve të përgjithshëm të agjencive shtetërore, si dhe përfaqësuesve kryesorë të industrisë së teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve nga Shqipëria dhe diaspora, u diskutua mbi eksperiencat dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen, duke vënë theksin në nevojën për politika mbështetëse, akses në tregje ndërkombëtare dhe investime...