Shkodër, 25 prill 2025 – Bashkëbisedimi me sipërmarrësit e vegjël të Shkodrës, ishte takimi i radhës në vijim të axhendës elektorale të Kryetarit të PSSH Edi Rama, ku u diskutua gjerësisht mbi sfidat e përditshme në punën e tyre dhe mbështetjen për biznesin e vogël që do të ofrohet në forma dhe mënyra të reja nga qeveria, si çelësi për zhvillim të qëndrueshëm, punësim dhe ekonomi më të fortë lokale.
Së bashku me kryetarin e PSSH Rama, në takim ishin edhe Ministrja për Sipërmarrjen dhe klimën e Biznesit Delina Ibrahimaj dhe Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci.
* * *
-Ne kemi marrë pjesë në projektet e start-up, ju na keni dhënë një mundësi shumë të mirë për pjesëmarrjen dhe një shtysë që na ndihmon për ecur përpara. Ajo qe ne e shohim si pozitive është që të gjithë kanë të drejtë të marrin pjesë, thjeshtë duhet të kenë iniciativa që të aplikojnë. Ajo çfarë ne kërkojmë është globalizimi i tregut shqiptar dhe njohja e produktit shqiptar në Europë dhe në botë. Do ju jepja një këshillë, që të bashkëpunojë dhe shteti me pjesën e bizneseve që të kenë një njohje nga një organet e shtetit, ,të cilët njihen si shitës të certifikuar për produktet që merren, që janë madhe in Albania.
– Një pyetje që unë do kisha për bashkinë dhe për qeverinë është në lidhje me inovacionin, ka ndonjë plan që mund të krijohet një hapësirë ku mund të punojnë personat, një pjesë e inkubatorit, një pjesë e mentorimit, që është diçka që i mungon Shkodrës. Diçka e ngjashme me Piramidën që është bërë në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama: Faleminderit! Është pyetje që më ndihmon sepse besoj ju jeni të informuar që ne kemi hyrë në një fazë të re tani me hapësirat për të gjithë vajzat dhe djemtë e talentuar të botës së teknologjisë që kanë filluar të zhvillojnë bizneset e tyre. kemi aktiv parkun e parë teknologjik Duranën, ku mund të regjistrohesh dhe virtualisht. Jemi duke përfunduar një tjetër bazë shumë, besoj unë, shumë cilësore në Vlorë. Piramidën e përmende, është si të thuash dallëndyshja e parë dhe në modelin e piramidës për të pasur brenda dhe programet që janë për fëmijët të TUMO-s, për të pasur brenda dhe hapësirat për ata që janë më të rritur dhe që kanë nevojë fillimisht për një mbështetje që të ulen dhe të punojnë se nuk i kanë kapacitete për të pasur zyrat e veta, qiratë etj. Kemi me FSHZH, projektin për Shkodrën. Kemi dy opsione, një opsion është që në bashkëpunim me RTSH të shfrytëzojmë një pjesë të godinës të TV Shkodrës. Është një godinë shumë e bukur dhe se di a e keni parë, ka një pjesë që është komplet e pashfrytëzuar.
Një variant tjetër, që është më ambicioz, më i madh por që do dhe më shumë investime është tek uzina e telit. Jemi duke punuar, janë të dyja variantet në tavolinë. Do shohim si do ecim. Po ndërkohë duke qenë se përmenda godinën e TV Shkodrës dhe hapësirën që është aty, dikur ka qenë një hapësirë për orkestrën në mos gabohem. Unë kam folur dhe me Benetin dhe unë besoj shumë që ne do duhet të ecim me një program të përbashkët të bashkisë dhe të qeverisë specifikisht për artin dhe kulturën të përqendruar në Shkodër pasi arti dhe kultura këtu kanë një traditë dhe pasi e kombinuar me elementët e tjerë që ka qyteti, që ka zona, mund të bëjnë një punë shumë të madhe për më shumë turizëm, për më shumë biznes. Nuk e di sa e keni marrë vesh që para pak ditësh, arkivi i Marubit u vulos përfundimisht si pasuri botërore dhe tani mund të themi që jo vetëm me fjalë apo me çfarë ne besojmë por edhe me ligj, me dokumenta, me vulë, me formë Shkodra ka një kontribut në kulturën e botes. Jam shumë krenar për këtë pasi e kemi kapur në zgrip arkivin. Ka qenë realisht në fije të perit, i mbytur në ca zgëqe, nëpër thasë, një tmerr i madh dhe ju e dini pastaj që ndërtuam muzeun dhe kemi vënë përfundimisht në kontroll arkivin me laboratorin me të gjitha por përtej ndjeshmërisë dhe vullnetit tonë në Tiranë unë dua që ti njoh meritën një djali të ri nga Shkodra që është drejtori i muzeut, Lucianit, i cili në këndvështrimin tim do të mbetet në historinë e qytetit si njeriu që shpëtoi arkivin dhe shpëtoi Shkodrën nga një turp i madh kombëtar dhe Shqipërinë bashkë me Shkodrën. Është realisht përkushtimi, ajo mënyra shumë personale me të cilën ai e sheh atë pasuri si ta kishte jo të vetën por si ta kishte pjesë të trupit të vet, që i bën nder shumë nder atij djalit dhe unë jam shumë i privilegjuar që kam pasur mundësinë ta njoh sepse realisht ne mund të bënim muzeun, ne mund të bënim financimet e nevojshme por pa atë djalin unë besoj se do ishte shumë e vështirë, por shembulli vlen për të thënë që ne duhet të kapemi fort pas këtyre gjërave që ka Shkodra. Dhe kemi disa gjera në zhvillim. Kemi muzeun e ri të kujtesës që do jetë, më në fund Shqipëria do të ketë jo vetëm në Tiranë ku kemi muzeun e gjethit por që është një tjetër këndvështrim i asaj të shkuare në ferr të popullit tonë, do ketë një tjetër një derë ku jo vetëm vizitorët e huaj por edhe ne flas gjeneratat e reja do mund të shohin fizikisht brutalitetin e asaj kohe.
Kemi projektin e jashtëzakonshëm them unë të sheshit të xhamisë së madhe të Shkodrës që shpresoj ta bëjmë realitet. Pse e futa në këtë radhë, sepse në atë projekt do të krijohet një hapësirë e madhe për kulturë, për muzealizim në një përsëris kënd tjetër të një historie që nuk duhet harruar kurrë, historia e mënyrës sesi feja në Shqipëri ka rrugëtuar për të ardhur sot në lirinë që ka. Kemi muzeun e lundrimit që është projekt i nisur në këmbët e kalasë së Rozafës në hyrje të Shkodrës, aty ku po bëhet gjithë projekti i hyrje me molet etj. Aty do jetë një muze i bukur i lundrimit, Shkodra është një qytet, e tha ministrja, është një qytet që ka bërë tregti edhe një pjesë të madhe të tregtisë e ka bërë përmes lundrimit dhe jo vetëm në det por dhe në liqen.
Kemi muzeun etnografik që shpresoj shumë në bashkëpunim me bashkëvuajtësin e zonjës që këtu mungon, ta çojmë përpara. Dhe patjetër dhe pinakotekën e Shkodrës. Shkodra ka një rol të pazëvendësueshëm në historinë e arteve të bukura nëse heq piktorët e Shkodrës nga lista, mbeten shumë pak nga zanafilla e historisë së arteve të bukura në Shqipëri. Kështu që, është pa kuptim që Shkodra të mos e ketë pinakotekën e vet dhe me kryetarin jemi në diskutim edhe për transformimin e godinës së bashkisë në një godinë muze. Administrata e bashkisë mund të lëvizë diku tjetër pa problem, s’ka nevojë të rri në atë mjedis që është realisht një mjedis spektakolar dhe është gjynah që të mos jetë një mjedis i hapur dhe i vizitueshëm për të gjithë dhe kur them muze në këtë rast, kam parasysh një qendër kulturore, kam parasysh një hapësirë ku të ketë lëvizje të vazhdueshme, të ketë aktivitet të vazhdueshëm ku mund të qëndrojë zyra e përfaqësuese e kryetarit të bashkisë, por ku pjesa tjetër fare mirë do të ishte ti përkiste publikut.
Tani cfarë lidhje kanë të gjitha këto me ju të gjithë këtu dhe unë besoj që ju e keni ndjerë ma ha mendja. E keni ndjerë dhe jeni dëshmitar duke qenë sipërmarrës të vegjël në qytet jeni dëshmitar se çfarë impakti ka pasur te biznesi jua, tek lëvizja, tek xhiroja, tek qarkullimi i vlerës, gjithë mozaiku i punëve të vogla që ka bërë bashkia.
Besoj që ju tani nuk jeni më aq skeptik nëse dëgjoni që fasadat nuk janë fasada. Fasadat janë më shumë sesa thjeshtë dukja, sepse ato krijojnë një tjetër energji, edhe kanë një efekt të drejtpërdrejt në rritjen e vlerës së pronës. Sot vlera e pronës në Shkodër është më e lartë sesa ditën kur Beneti u bë kryetar bashkie, ky është fakt apo jo. Dhe kjo lidhet me të gjitha këto ndërhyrje, edhe lidhet edhe me perspektivën, sensin e së nesërmes që është më i qartë kur ti nuk jeton mes plehrave, siç ishte Shkodra një qytet mes plehrave për turp. Kur ti nuk jeton në zymtinë e përgjithshme siç ishte Shkodra, qyteti më i zymtë i Shqipërisë. Dhe kur ti shef gjërat që marrin jetë, që ndryshojnë etj, etj.
Dhe tjetra që është interesante është rritja e volumit të kërkesave për ndërtim në Shkodër. Nuk ka qenë kështu. Ishte një periudhë që ndërtimi në Shkodër mbaroi, pra ishte stanjacion, u bë siç u bë edhe në vende të tjera të Shqipërisë në një periudhë kohë, po pastaj ndaloi. Sot ne kemi edhe në Këshillin Kombëtar kemi kërkesa për ndërtim në Shkodër, që do të thotë që tregu ka filluar të lëvizë, pa llogaritur Velipojën, flas për qytetin, nuk flas për Velipojën fare. Në Velipojë janë një sërë kërkesash shumë ambicioze për të kaluar në një nivel tjetër turizmit me 5 yje.
Jemi në diskutime për të sjell edhe një element të industrisë ushtarake në Shkodër. Kuptohet jo në qytet, në periferira që do të ishte shumë mirë për punësimin, por edhe për profesionistët e rinj do të ishte shumë mirë se është domethënë nëse për industri ne kemi një ekstrem nga njëra anë të historisë së tranzicionit, që ishin fasonët. Industria ushtarake është ekstremi tjetër kur vjen puna tek niveli i përgatitjes dhe tek niveli i shpërblimeve për punonjësit.
Dhe për ta mbyllur me biznesin e vogël, unë besoj që në këtë pikë nuk ka asgjë për të shtuar. Sepse është i vetmi biznes i vogël në rajon, nuk po diskutoj me Europën fare, po në rajon me taksa zero dhe e tha ministria me tavanin 140 mijë euro me taksa zero. Natyrisht që janë tarifat e bashkisë, po kjo është pjesë, tarifat e bashkisë i paguan dhe një familje. Flasim për taksat qendrore, pra nuk biznesi i vogël, unë e kam thënë qysh kur e hoqëm taksën deri në 2029-ën do të qëndrojë zero pastaj është histori tjetër. Por deri në 2029-ën që të marrë forcë, që të rritet, që të ketë kapacitet familja. Dhe po t’i bësh llogaritë, janë një shumë e konsiderueshme, janë rreth 700 milionë euro që i janë lënë biznesit të vogël dhe nuk janë marrë në arkën e shtetit, në gjithë këto vite, 700 milionë euro janë një shumë e konsiderueshme. Pa llogaritur edhe 140 milionë euro në vit, që janë lënë punonjësve me ndryshimin e regjimit fiskal nga taksa e sheshtë me 10% dhe taksën progresive.
Taksa progresive është më impenjative për ata që fitojnë shumë, por në të gjithë fashën që prek 93 % punonjësve në privat ose shtet, taksa është një ose zero deri në 10%. Dhe për këtë arsye, 140 milionë euro në vit i janë lënë në xhep punonjësve në të gjithë këto vite, që janë jo pak 1.4 miliardë. 1.4 miliardë dhe 700 milionë shkojnë mbi 2 miliardë, apo jo? Vlerë që shteti nuk e ka marrë, që do të ishin një para shumë e madhe për qeverinë, për të bërë investime të tjera, por ne kemi preferuar që t’i lëmë njerëzve, familjeve.
Dhe do të vazhdojmë kështu me biznesin e vogël, edhe tavanin nuk do ta prekim. Sistemi do të mbetet njësoj deri në 100 mijë euro, do të jetë pa të TVSH mbi 100 mijë euro, fillon të TVSH-ja normal.
Jemi duke punuar dhe për një ide të re për t’i krijuar një periudhë lehtësie atyre që kalojnë mbi 140, por këtë duhet ta konsultojmë, pra duam t’i japim atyre që kalojnë mbi 140 mijë, duhet t’i japim mundësinë që të deklarojnë më shumë, që mos detyrohen të fshihen e të gënjejnë e të bëjnë këto, ja si qesh goca. Buzëqeshja jote i tregon të gjitha, jam shumë i qartë për këtë, por duke i dhënë këtë mundësi që të deklarojnë por për çfarë deklaroi mbi 140-shen , të paguajnë vetëm 5% tatim, besoj që ju intereson. Pse ju intereson? Ju intereson për një arsye shumë të thjeshtë, që të keni shumë më tepër kapacitete në bankë dhe duke pas shumë më tepër kapacitete në bankë, keni më tepër kapacitete të kreditoheni edhe të investoni.
– Unë ndoqa këtë iniciativën e re për atë marrëveshjen Paqja Fiskale me biznesin. Diçka nuk më pëlqeu. Aty thuaj që mesatarja tri viteve nxirret fitimi dhe pastaj, si me thënë, me 4% që rritja ekonomike konvertohet, e kështu. Këtu ka një problem se një biznes që ka deklaruar vazhdimisht fitime të larta prapë aty do rri, ndërsa ky që ka deklaruar prapë fitime të ulta, ky përfiton sa ai tjetri dhe këtu, ato që paguajnë shumë, nuk po favorizohen. Edhe në lidhje me kontrollet tatimore. Bizneset që paguajnë shumë normë të tatim-fitimit, nuk favorizohen në kontrollet tatimore që është ai risku. Unë mendoj që biznesi që paguan tatim-fitimi të lartë dhe norma TVSH-je, se po nuk u stimulua i miri, është .. E keni thënë dhe thuhet në projekt.
Kryeministri Edi Rama: Ky është qëllimi. Jo ,ky është qëllimi i ‘’paqes’’.
-Dakord. Ndoshta unë s’e kam kuptuar mirë, unë për një normë fitimi 15%, prapë mua më kërkohet 15% . Kështu e kam kuptuar unë.
Kryeministri Edi Rama: Jo, jo është me koeficient ajo dhe janë dy gjëra të ndryshme; e para, tek ata që janë tek 15-shi, flasim për ata që janë tek 15-shja si fillim, ‘’paqja’’ është për ta. Ky elementi që thashë unë, është një ide që po e diskutojmë dhe do të duhet ta konsultojmë mirë, ekzakt për disa efekte që mund të ketë por ‘’paqja’’ është për ata që janë me 15-shin të deklaruar, se tani, besoj vajza në këtë rast do buzëqeshë prapë kur të them unë se dhe ata me 10-shin kanë prapë rezerva, apo jo? Se po të jap një shembull shumë të thjeshtë; të hyrat nga turizmi në Shqipëri vjet, e di sa kanë qënë? 5 miliard euro. Ndërkohë po të shikojmë të ardhurat e deklaruara, ti thua po mirë ku ka shkuar këto? Dhe ne e dimë ku kanë shkuar. Tani, pra nuk janë deklaruar, tani, në momentin kur ne i japim mundësinë që A të bjerë dakord ,se është marrëveshje që nuk është se do e imponojmë ne, ajo është marrëveshje bilaterale, po,dakord ky do të jetë fitimi im për këtë vit, urdhëro, jemi në rregull. Nëse pastaj biznesi thotë ‘’shiko se unë kam më shumë se kaq sa të thashë, të thashë kaq por kam më shumë dhe ai më shumi është 5%. Pra kjo ndihmon ata që paguajnë më shumë. Dhe pikërisht pse paguajnë shumë, i thuhet që ‘’shiko, formalizohuni më shumë, paguani më pak por ama edhe shteti merr një pjesë por nga ana tjetër, gjëja më e rëndësishme është që rritet kapaciteti i tyre në bankë.
-Unë punoj me bizneset private që nga ’98. Asnjëherë biznesi në Shqipëri, më i relaksuar nga taksat nuk ka qenë.
Kryeministri Edi Rama: Po e dimë ne këtë. Shikon, unë biznesin e vogël e njoh mirë për shkak se kam qenë kryetar bashkie dhe si kryetar bashkie, atë kishim ne, s’kishim tjetër, biznesin e vogël. Biznesi i vogël praktikisht e para njehërë, nuk ishte 140 mijë, ishte deri tek 55 mijë euro quhej i vogël, mbi 55 mijë euro fillonte loja. Mirëpo nuk kishte dhe ndonjë rëndësi të madhe sepse 10% e kishe njësoj, pra si ti që kishe një dyqan buke, si ti ça të them unë, hotel 15-katëshi, e kishin njësoj, 10-10 dhe gjëja më plus pastaj ishte dhe TVSH-ja. Pastaj problemi vinte që biznesi i vogël paguante dhe taksën e bashkisë, ndërkohë që ai i madhi s’ia paguante taksën bashkisë. Ishte veç. Kështu që ishte çmenduri. Ne e kemi relaksuar në maksimum. Tani ka dhe një gjë tjetër, që nuk e thashë se nuk më erdhi radha. Me fiskalizimin u bë një hap i mirë në drejtim të formalizimit, por prapë ne e dimë shumë mirë, shqiptarë jemi të gjithë domethënë. Unë mendoj që ne jemi më të të besueshmit për të na përdorur ata që vendosin rregulla, ku është hilja? Se gjithmonë thuhet që, është shprehje e vjetër, unë nga italishtja e di ‘’fatta la legge, trovato l’inganno’’, por ne jemi më të shpejtët. Domethënë, del rregulli, hilja.. të paktën një gjë po ndryshon , që nuk po mësojmë hilet para rregullave se dikur ishte hilja para rregullave dhe tek fiskalizimi filloi një hile, po hilja si veza e Kolombit. Historia e kuponave dihet, por nuk mund të vazhdohet më me inspektime, kupona kështu që ne tani jemi duke përgatitur, ministrja e bëri një prezantim dje, dhe besoj që në qershor do të fillojë të hyjë në punë, një model të AI që do të jetë si të thuash, kryeinspektori i Shqipërisë dhe do të punojë me fiskalizimin, pra gjithë transaksionet që bëhen me fiskalizimin sot në kohë reale, ndiqen nga inspektorët patjetër, por imagjino ti si mund t’i ndjekin 100 veta miliarda transaksione që bëhen. Nuk i ndjekin dot. Kurse me këtë trurin artificial që kemi krijuar, ai i ndjek të gjitha dhe ai sinjalizon inspektorët për anomalitë, pra nëqoftëse dhe është e pamundur t’i ikësh. Kjo do të bëjë që nuk do të ketë më inspektorë nëpër biznese për të parë ‘’hajde po kalojmë njëherë’’. Inspektorët do të jenë vetëm për të bërë ndërveprimin midis këtij kryeinspektorit artificial dhe duke i çuar biznesit njoftimin që shiko se të kapi ky zotëria. Shihe një çikë se nuk je mirë tani, rregullohu dhe pastaj nëse nuk ka vetërregullim, vazhdo vazhdimin me gjoba etj, por domethënë mua nuk më del e keqja, sinqerisht nuk më del e keqja pa u larguar hija e inspektorëve nga dyert e biznesit. Ka rënë shumë sepse unë përpiqem gjithmonë ta imagjinoj, njeriu shkon në dyqan të vet, shkon në ndërmarrjen e vet, ka 100 mijë kumrie në kokë edhe plus edhe ankthi normal i të jetuarit me konkurrencë, se konkurrencë .. e hap ti dyqanin e hap dhe ai tjetri përballë. Sa do kem shitje sot?? Ti i ke të gjitha këto dhe vetëm kur të vjen njëri që nuk ka lidhje fare, hiç me hallet e tua, me problemet e tua, të vjen njëri aty edhe thotë ‘’tani ë shohim një çikë’’. kjo është e papërtypshme por për sa kohë nuk kemi pasur teknologjinë, është e vetmja rrugë. Tani besoj që me teknologjinë do lehtësohemi shumë në këtë aspekt, plus që më kujtohet gjithmonë një skenë e jashtëzakonshme e një grupi inspektorësh, kishin shkuar tek një pastiçeri edhe më shkruan ajo zonja aty e pastiçerisë. Ishin në Durrës, më çoi një mesazh. ‘’O kryeministër –tha , të lutem a mund të më ndihmosh që këta inspektorët të largohen tani se po më mbarojnë akulloren?’’. Unë i çova një ikonë me të qeshur se thashë, humor. S’ishte humor, ajo më çon video. Më çon video, 4 video në tavolinë. Të kujtohet? Po, ka qenë Delina drejtore e Tatimeve. 4 veta të ulur në tavolinë, pastiçeri, po kishin një tas, unë nuk e di ku e kishte gjetur atë tas të madh me akullore dhe hanin nga tasi dhe njëri aty kishte dhe ato letrat e biznesit me demek që me stilolapsin aty dhe ato… hanin nga tasi dhe i fliste ai për këto shifrat aty. Ça të të them? Më ka mbetur në mendje dhe gjithmonë them “pa i hequr këta nga akullorja nuk e kemi mbaruar punën me biznesin”.
-Dhe një kërkesë kam. Nuk e kam kuptuar kurrë, në ç’këndvështrim shihet nga Ministria e Financave që agrobiznesi që blen nga fermerët nuk i njihet TVSH?
Kryeministri Edi Rama: E kemi diskutuar. Që të jemi realistë, ju merreni me këtë punë, e dini më mirë se unë, ajo gjëja ka lëvizur 2-3 herë gjatë viteve në përpjekje për të mbështetur sa më shumë fermerët, për të mbështetur sa më shumë fshatin dhe ajo lëvizja që tani duhet rikthyer ka rezultuar që nuk ka qenë ndihmëse, por ka një efekt financiar, kështu që në buxhetin e 2026 dhe në Paketën Fiskale të 2026 do ta korrigjojmë.
Ju falënderoj shumë edhe për orën. Më falni se ndërkohë nuk po shihja njeri që kërkonte mikrofon.
-Kam një biznes, grumbulloj mjetet e riciklueshme, në këtë rast ndihmoj dhe bashkinë. Problemi qëndron që mjetet e riciklueshme në Shkodër kanë nevojë për infrastrukturë më të madhe për të marrë më tepër mbetje nga këto që riciklohen. Unë kam qenë biznes i vogël, sot jam biznes i mesëm dhe pak a shumë tek 500 ton i grumbulloj në Shkodër mbetje, jo urbane. Do kishim nevojë të na jepni një dorë që në Shkodër pak a shumë, sa të mblidhet 30% e mbetjeve.
Kryeministri Edi Rama: Unë mund të them diçka. E kam shumë të qartë që ju dhe gjithë ata që janë në këtë fushë kanë hequr shumë keq për të ndërtuar, por duke të parë dhe moshën, gjysmën tjetër të jetës ti do ta kesh shumë më të mirë se të gjithë këtyre të tjerëve sepse në momentin që ne mbyllim në negociata kapitullin e mjedisit, çdo gjë që ka të bëjë me mbetjet, çdo gjë që ka të bëjë me riciklimin është në majë të prioriteteve të Bashkimit Europian dhe çdo investim që është bërë në këtë fushë nga personat si ju do të fitojë një vlerë shumë të madhe dhe ndërkohë vëmendja dhe nevoja e bashkive, e qeverisë, e institucioneve për t’u mbështetur tek kjo kategori biznesi do jetë shumë e madhe, kështu që këtë mund ta them me plot gojën. Sa i përket aspekteve konkrete, besoj që 500 ton është goxha.
…
Dëgjo, ti thua kartoni, unë po të them një gjë tjetër. Ajo që ne, në negociata, po i kërkojmë atyre edhe një gjë që e kanë bërë edhe disa vende të tjera për hir të vërtetës sepse standardet e mjedisit dhe standardet e riciklimit janë shumë të larta, mirëpo ju e dini më mirë se të gjithë këta këtu që kushtojnë, kanë kosto për shtetin ato lloj standardesh, edhe për biznesin, kanë kosto se nuk të lë më njeri të marrësh e të çosh e të hedhësh dhe ne po kërkojmë një 10 vjeçar.
E ka bërë Kroacia që futesh në BE dhe të jepen 10 vjet kohë që ti të arrish atë standard, por për shembull, ju folët për kartonin, por qelqi, çfarë ka shishe e çfarë ka kavanoza, plastika padiskutim, çfarë ka shishe plastike, gota plastike e të gjitha, me standardin e tyre ne do të arrijmë që pas 10 vjetësh çdo gjë nga këto të kthehet, pra ti e merr, do ta kthesh, nuk e hedh dot as në kazan. Do shkosh ta kthesh e janë me rimbursime. Në këtë pike, ashtu do shkojë puna, edhe të mos duam t’ju ndihmojë ashtu do shkojë puna, do ju ndihmojë shumë.
Ne e kemi konkurrencën e pandershme akoma problem edhe në gjëra që nuk janë mbetje jo tek mbetjet që nuk diskutohet. Kështu që, për këtë arsye na duhet ajo që thashë, inspektimi me Inteligjencën Artificiale. Sa i përket mbetjeve, jemi duke punuar me programet, edhe aty me programet e teknologjisë, duke e kombinuar satelitët me dronët për të gjitha problematikën e mbetjeve në territor dhe me sistemin e ri të survejimit, me kamerat inteligjenteve të rrugëve, edhe të qyteteve do jetë një pjesë e programit është ekzaktësisht kjo, hedhja e mbetjeve jashtë vendit ose edhe çfarëdolloj loje që bëjnë me mbetjet dhe kompanitë që mbledhin etj.
Gjëja do shkojë në drejtimin tënd, në të gjitha rastet. Ti kur thuhet “Shqipëria në BE” për ty është Shqipëria në drejtimin tënd.
-Vetëm dy fjalë. Kur u fol më parë për taksat dhe sistemin e deklarimeve, ndjehemi më të turpëruar ne që deklarojmë sesa ata që nuk deklarojnë. Përfshihemi të gjithë bashkë, sikur të gjithë nuk deklarojnë kur në fakt nuk është e vërtetë. Ka dhe shumë biznese në Shkodër që deklarojnë 100%. Ka hotele që deklaron një hotel sa të gjitha hotelet e Shkodrës bashkë.
Kryeministri Edi Rama: Cfarë ke, pse futesh në konflikt me gjithë dynjanë? Tani, ajo që ndodhë, ajo qe parashikoj unë tani pas fjalimit tend është një numër i konsiderueshëm letrash anonime me fakte që do të krijojnë probleme se do turren kontrollet, pas çdo letre anonime te kap me deklarim të rremë, kështu që pse futesh në luftë me të gjithë. Ti bëj punën tënde, pjesën tënde shumë mirë. Por, në kushtet e sotme unë mendoj, kush deklaron më shumë është më i zgjuar, pse? Sepse ka më shumë kapacitet financiar të deklaruar dhe ka më shumë kapacitet kreditimi se në fund të ditës nuk ecet shumë larg me atë pjesën e të ardhurave të fshehur sepse nuk e kthen dot në kapacitet kreditimi një, dhe e dyta me shumë sofistikime që do i ndodhi shtetit vitet që vijnë, do jetë shumë e vështirë pastaj të justifikosh një qindarkë të vetme.
-“Unë përfaqësoj start up-in Albanian highlands që suportuar dhe nga ministria. Bëhet fjalë për një platformë që ndihmon në aksesimin e potencialeve, shërbimeve dhe produkteve në zonat malore.
Jam i fokusuar te operatorët lokalë. Problematikat që kanë, mënyrën sesi e shohin ata, zhvillimin e mëtejshëm të bizneseve të tyre. Cilat do të jenë incentivat në këtë aspekt?
Kryeministri Edi Rama: Këtu hyjnë dhe programet e tjera që kemi ne. Për shembull, ajo që ne kemi ardhur duke rritur vit pas viti dhe që do bëhet dominante është mbështetja, pikërisht e bashkimit të operatoreve. Ccdo nismë bashkimi është gjëja që na intereson, e para.
E dyta, këtu kemi një problem të përgjithshëm, jo në Shkodër por kudo, me pushtetin vendor sepse pas reformës territoriale që u bë konsolidimi i shumë komunave në bashki, ka një komponentë që do fuqizuar shumë që është komponentja rurale e administrimit vendor. Nuk ka qenë as me komunat, por tani që bashkitë janë më të mëdha dhe më të forta problemi është që bashkitë vazhdojnë e shohin edhe zonën rurale si zonë urbane në kuptimin e detyrimeve të tyre. pra mendojnë rruga, uji, pastrimi, ndriçimi që janë shumë në rregull, por ama nuk janë të futura të prodhimi dhe agroperpunimi dhe agroturizimi. Si mund të futen dhe duhet të futen bashkitë? Për shembull, po të isha unë Beneti, pasi mbaron takimi do të merrja dhe do të thoja hajde pak te zyra. A e bëjmë një projekt të përbashkët për këtë honey club-in dhe bashkia të futet si aksionarë në shoqëri. Ngremë një shoqëri të përbashkët ku start up ka kaq, bashkia ka kaq dhe këta bletërritësit e prodhuesit e mjaltit kanë kaq aksione. Bashkia fut një fond X, s’ka rëndësi sa dhe aplikon si shoqëri e përbashkët, qoftë në linjën e financimit që ka Banka e Shqipërisë që është 250 milionë euro dhe që vjen me një garanci nga qeveria me interes nën 3%,qoftë në programet e ministrisë së bujqësisë, qoftë në pjesën e programeve që kanë të bëjmë me BE dhe është 1000% e sigurte jo 10%, por 1000% e sigurtë që ky lloj projekti merr financim. Çfarë sjell kjo? Kjo sjell futjen e bashkive, në rolin, jo thjeshtë të atyre që mbledhin taksa, bëjnë pastrim, bëjnë investime, por që hyjnë në treg dhe krijojnë të ardhura, nxisin krijimin e të ardhurave për të tjerët dhe mbledhjen e të ardhurave për vete.
Kështu që shko te Beneti dhe nxite ta bëni këtë projektin.
– Jam nga Vermoshi, kam një bujtinë. Te kam kontaktuar dhe të falënderoj nga zemra për përgjigjen që kam marrë nga ana jote për çështjen e lejes së ndërtimit për restorantin që kam dëshirë të ndërtoj në Vermosh, pasi është mungesë në zonën tonë. Nuk është se ka restorant të mirëfilltë akoma. Domethënë njerëzit nuk mund të nisen për në Vermosh se nuk e dinë ku të shkojnë. E dyta, problem kemi me rrjetin eklektik. Që të vijnë turistët në Vermosh duhet të kemi edhe drita 24 orë.
Kryeministri Edi Rama: Sot ishim në Velipojë, sepse po përfundon nënstacioni elektrik i Velipojës dhe përfundimisht do të zgjidhet problemi i furnizimit me ngarkesën që është rritur shumë. Dhe në ndërkohë jemi duke e përfunduar projektin edhe për Alpet, kështu që do të ketë një nënstacion të ri për Alpet që do të mbulojnë edhe problematikën tuaj.
-Për çështjen e pronave nuk do ndalem se e di që do zgjidhet me Paketën e Maleve.
Kryeministri Edi Rama: Për çështjen e pronave, besoj tani është shumë e qartë që cilido qoftë, cilado qoftë, se s’duhet të harrojmë gratë asnjëherë, që ka një pronë në zonat që nuk janë të regjistruar në hipotekë dhe që do të bëjnë një investim me Paketën e Maleve, e kanë shumë të thjeshtë.
Mjafton që këshilli bashkiak të japë një dëshmi që zonja, zotëria e kanë tokën e të parëve të tyre dhe me atë dëshmi një, me projektin dy, bën marrëveshjen me Ministrinë e Ekonomisë, e merr atë tokë që do zhvillosh me 1 euro dhe në momentin kur mbaron investimi, të regjistrohet në hipotekë.
– Edhe diçka për çështjen e rrugës. Rruga është shumë mirë e shtruar, por ka nevojë për vëmendje për pastrim, për momentin është në kushte shumë jo të mira, ka nevojë për mirëmbajtje, ndërsa për tokat, zona jonë nuk ka asnjë problem mes vete, banorët janë shumë mirë, domethënë e dinë se ku është toka vetë. Problemi është mos vijnë me na i marrë tjerët.
Kryeministri Edi Rama: Kush t’i marri? S’ka kush t’i marri. Me Paketën e Maleve, si merr dot. Jo, sepse kushdo që të vijë, duhet të shkojë në këshill bashkiak dhe në këshillin bashkiak duhet që të dali dëshmia që ky është personi që ka tokën ose kjo familje dhe pas asaj ka një afishim 30 ditë që kushdo që sheh, “ore shiko se ka dalë toka edhe është e gjyshit, shkon edhe reklamon. Por çdo investitor që vjen atje duhet të merret vesh me ata që kanë tokën, se nuk bëhet dot ndryshe kjo punë është e pamundur, është komplet e pamundur. Interesi juaj është që të bëheni si thuash, sebep që të vijnë dhe investitorë, por ama gjithmonë duke pasur ju, se ju e dini aty problemi është që aty s’ka konflikte në pjesën më të madhe, po themi ose mund të ketë konflikte tashti, “nipi me mbesën, kush ishte më afër gjyshit, edhe kujt kishte gjyshin në mend t’ia lente, po e mori Zoti dhe nuk e tha dot fjalën e fundit, ose del tjetri, thotë isha unë, dhe gjyshi pëshpëriti që shiko, ia lashë çunit”. Kështu që këto pastaj janë konflikte që s’i zgjidhin dot më.
Faleminderit, shumë faleminderit.