Reformat

Ku ishim:

250,000 ha pyje të shkatërruar dhe zero lekë investime për rehabilitimin e fondit pyjor totalisht të degraduar. Tonelata me mbetje të hedhura pa kriter anembanë vendit dhe zero investime për ndërtimin e impianteve për grumbullimin dhe përpunimin e mbetjeve. 3,460,000 ha zona të mbrojtura në të gjithë vendin, ose rreth 16% e territorit të Republikës së Shqipërisë në rrënim, pa asnjë investim për rehabilitim dhe zhvillim të qëndrueshëm. Fauna e egër, e masakruar ndër vite drejt zhdukjes së plotë si rezultat i gjuetisë pa kriter. 90% e subjekteve me ndikim në mjedis, të papajisura me leje mjedisore; pjesa dërrmuese e tyre pa dijeni mbi këtë detyrim ligjor.

Ku jemi sot:

U krye aksioni kombëtar për pastrimin e akseve rrugore kombëtare nga mbetjet e hedhura dhe të braktisura anës rrugëve. Si rezultat i tij, u arrit të pastrohen 4,600 tonë mbetje në 600 km akse rrugore kombëtare.

U dhjetëfishuan investimet për mbrojtjen e mjedisit dhe pyjeve në 600 milionë lekë.

U rehabilituan dhe u gjelbëruan të dy anët e segmentit Tiranë–Rinas prej 16 km, nga i cili kanë përfituar rreth 1 milionë banorë tëe Tiranës dhe rrethinave të saj. Me një investim prej 90 milionë lekë u mbollën rreth 30 mijë fidanë dhe u gjelbëruan 12 ha sipërfaqe.

U mbollën 76 mijë fidanë, si dhe u gjelbërua një sipërfaqe prej 36 ha për rehabilitimin mjedisor të Gurores së Marakeshit në Krujë. Një investim model me vlerë 30 milionë lekë, nga i cili përfitojnë 100 mijë banorë.

U luftua për herë të parë në 25 vjet procesionaria e pishës së zezë. U investuan 250 milionë lekë dhe u punësuan 6,500 persona për të pastruar 6 mijë hektarë pyje të infektuara.

20.4 milionë lekë të investuara per rehabiltimin dhe mirëmbajtjen e Monumentit të Natyrës “Syri i Kaltër”.

13.6 milionë lekë të investuara për rimëkëmbjen e parkut kombëtar të Lurës – 25 km rrugë në park, 75 mijë fidanë të mbjellë në 25 ha pyje. U pastrua liqeni nga mbetjet.

244 milionë lekë për rehabilitimin dhe sistemimin e Kodrës së Currilave; u mbollën 60 mijë fidanë dhe u sistemuan 25 hektarë tokë e dëmtuar nga erozioni.

U ndërtua dhe u vendos në punë impianti i grumbullimit dhe përpunimit të mbetjeve në qytetin e Elbasanit. Brenda vitit 2016, ky impiant do të prodhojë energji nga përpunimi i 140 ton mbetjeve në ditë, duke ndikuar drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës për 250 mijë banorët e të gjithë qarkut.

U vendos në punë impianti i mbledhjes dhe përpunimit të mbetjeve në Bushat, me një kapacitet 1 milion m3 depozitim mbetjesh në vit. Përfitues do të jenë 550 mijë banorët e bashkive Shkodër, Vau i Dejës dhe Lezhë.

U përfundua dhe u vendos në funksion impianti i mbledhjes dhe përpunimit të mbetjeve në Bajkaj-Sarandë, me një vlerë prej 6.7 milionë dollarë. Ky investim ka një kapacitet prej 825 mijë m3 mbetje, dhe përfitues janë 130 mijë banorë të bregdetit jugor.

Ndaje me miqtë:      
Dokumenti i plotë në:      Mjedisi.pdf