Reformat

Ku ishim:

40 milionë dollarë borxh ndaj furnizuesve të pajisjeve dhe ilaçeve në sistemin shëndetësor. Spitale publike pa aparatura funksionale, që nuk ofronin asnjë shërbim normal për qytetarët. Mungesë e plotë ilaçesh për të sëmurët në spitale. Taksë 10% për çdo ilaç, madje edhe për një aspirinë. Të sëmurët me veshka udhëtonin tre herë në javë drejt Tiranës, ose iknin jashtë Shqipërisë për të marrë shërbimin e dializës.

Ku jemi sot:

870 mijë qytetarë të moshës 40-65 vjeç përfitojnë çdo vit kontroll shëndetësor falas për diagnostikimin dhe parandalimin e sëmundjeve, duke kursyer nga xhepat e tyre 45 milionë dollarë.

Buxheti i shëndetit parësor u shtua me 7.5% dhe ai i shërbimit spitalor me 11%.

Çmimet e barnave 30% më të ulëta se dy vjet më parë. Nga heqja e taksës 10% të ilaçeve qytetarët përfitojnë çdo vit 70 milionë dollarë, ose 100 dollarë për familje.

45 barna të reja më shumë në listën e barnave të rimbursueshme. Përfitojnë 150 mijë qytetarë në nevojë për kujdes shëndetësor.

100 mijë qytetarë më shumë që përfitojnë vizitë mjekësore falas pranë mjekut të familjes.

U shkurtua me 145 ditë koha e shërbimit ndaj pacienteve për kontrollin e enëve të gjakut të zemrës. U shkurtua me 15 ditë koha e shërbimit të pacientëve për provën e ngarkesës së zemrës. U shkurtua me 55 ditë koha e shërbimit për rezonancën magnetike. U shkurtua me 35 ditë koha e shërbimit për skanerin.

U dyfishua numri i kontrolleve të enëve të gjakut të zemrës, duke i kursyer familjeve shqiptare 1.8 milionë dollarë.

U rrit me 40% numri i seancave të radioterapisë dhe me 37% numri i analizave.

Nisi beteja reale kundër kancerit të gjirit. Deri në vitin 2013 zero mamografi parandaluese. Në vitin 2015 u kryen 4,500 mamografi falas, që i kursyen buxheteve familjare 67 mijë dollarë.

Rrjeti i shërbimit të hemodializës që kryhej vetëm në Tiranë, u zgjerua në Lezhë, Korçë dhe Vlorë. U rrit numri i përfituesve me 200 pacientë. Zgjerimi i rrjetit vazhdon.

U hapën 22 qendra të urgjencës në zonat turistike, të cilat i shërbyen 25 mijë pushuesve. Deri në vitin 2013 ky shërbim nuk ekzistonte.

Nisi fuqizimi i shërbimit të urgjencës. U shtua me 20% numri i ambulancave aktive. Vetëm gjatë vitit të fundit, urgjenca ajrore ka kryer 400 fluturime shpëtuese më shumë sesa vitet e kaluara. Fuqizimi i shërbimit të urgjencës vazhdon me prioritet.

Ndaje me miqtë:      
Dokumenti i plotë në:      Shendetesia.pdf