Reformat

Ku ishim:

Ndërtime pa leje dhe zhvillim kaotik i territorit pa planifikim në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal. Proces i dështuar në fushën e legalizimeve dhe ndërtimeve informale. Në 8 vite u legalizuan vetëm 21.750 objekte, nga të cilat 70% objekte me funksion biznesi dhe vetëm 30% objekte me funksion banimi. 286 milionë lekë borxhe në sektorin e strehimit ndaj bankave të nivelit të dytë.

Ku jemi sot:

U rivendos kontrolli mbi territorin, me një standard të ri në zhvillimin e qëndrueshëm social dhe ekonomik.

11.2 miliardë lekë u investuan për programin e rilindjes urbane. U realizuan 187 projekte nga veriu në jug, për rigjallërimin e jetës komunitare dhe rilindjen urbane të qyteteve dhe fshatrave.

404 milionë lekë (financuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve) për urbanizimin e 3 zonave informale, përkatësisht lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, zonën e Kënetës në Durrës dhe lagjen “18 Tetori” në Lushnje, nga ku përfituan rreth 20 mijë qytetarë.

U legalizuan falas 35,150 objekte, nga ku 81% objekte me funksion banimi dhe vetëm 19% objekte me funksion biznesi. Falë këtij procesi përfituan 173,675 qytetarë.

U hartuan tre plane kombëtare: Plani i Përgjithshëm Kombëtar; Plani i Integruar Ndërsektorial për Bregdetin (PINS Bregdeti); Plani i Integruar Ndërsektorial për zonën ekonomike Tiranë – Durrës (DURANA).

560 milionë lekë mbështetje për hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore për 26 bashki.

Programi i kreditimit për familjet në nevojë: 3,811 familje në nevojë kanë përfituar 648 milionë lekë subvencionim të kredisë 0 dhe 3%, nga programi i kreditimit të lehtësuar.

Cilësi e rritur jetese për komunitetin rom dhe egjiptian: 607 familje të komunitetit rom dhe egjipitan përfituan, për herë të parë në 25 vite, 148 milionë lekë përmes programit të përmirësimit të jetesës.

Ndaje me miqtë:      
Dokumenti i plotë në:      Zhvillimi-Urban.pdf