Partia Socialiste e Shqipërisë › Ogerta Manastirliu

Ogerta Manastirliu

Ogerta Manastirliu

Znj. Ogerta Manastirliu ka lindur në Tiranë në 31 dhjetor 1978. Ajo është e martuar me z. Ermal Gjinaj, dhe është nënë e dy vajzave, Altea dhe Emili. Ajo mban titullin “Doktor i Shkencave”, në Kimi Analitike dhe Mjedis. Më herët, ajo ka kryer studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, ku është diplomuar dhe ka marrë titullin “Master në Shkencë” në degën e Kimisë së Përgjithshme. Prej vitit 2009, është angazhuar si pedagoge e jashtme pranë këtij Fakulteti. Ka shërbyer në Bashkinë e Tiranës, fillimisht në vitin 2004, në Drejtorine e Koordinimit të Projekteve.

Gjatë viteve 2005-2011, ka drejtuar Drejtorinë e Strehimit dhe Sherbimit Social, ku ka qenë një nga kontribueset kryesore në hartimin dhe vënien në zbatim të Strategjise Lokale të Strehimit Social. Në periudhën 2011-2013, ajo është angazhuar si eksperte për menaxhimin dhe koordinimin e politikave sociale dhe burimeve njerëzore për organizata të ndryshme kombëtare dhe ndërkombetare, si UNFPA, Friedrich Ebert Stiftung, etj. Prej shtatorit 2013 deri në mars 2017, Znj. Manastirliu drejton Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Ajo ka një aktivizim të gjatë në radhët e Partisë Socialiste dhe është anëtare e Asamblesë Kombëtare. Znj. Manastirliu zotëron gjuhen Angleze dhe Italiane.

Ndaje me miqtë: