Ulsi Manja

Ulsi Manja

Ulsi Manja ka lindur në qytetin e Dibrës në datë 5 Tetor 1973. Vazhdon studimet për mbrojtjen e Gradës Doktor Shkencash në fushën e të Drejtës Penale me objekt studimi “ Krimet mjedisore në Shqipëri”. Ka përfunduar studimet Master  në të Drejtën Proceduriale pranë Departamentit të së Drejtës Penale në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Në vitet 1992-1996 është diplomuar për Jurisprudencë në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë.  Arsimin e mesëm profesional  e ka kryer në qytetin e lindjes Peshkopi në vitet 1988-1992. Që prej vitit 2006 mban titullin “Avokat”.

Veprimtaria profesionale:

Ka një veprimtari të pasur profesionale në fushën e drejtësisë. Nga viti 1996-2013, ka punuar në detyra të ndryshme  si: N/Gjyqtar, Prokuror, Drejtues Prokurorie, Avokat  në disa rrethe të Shqipërisë si në Dibër, Shkodër, Mirditë , Lezhë dhe si Anëtar i Dhomës së Avokatisë Tiranë. Në vitin 2003-2007 ka qënë Pedagog i Jashtëm i të Drejtës Penale dhe Proceduriale Penale në Universitetin “Luigj Gurakuqi “ në Shkodër. Dhe nga viti 2007-2013 ka qënë  Pedagog  dhe Përgjegjës i Departamentit të së Drejtës Penale  në dy Institucione Arsimore të Larta Jopublike në Tiranë. Në periudhën 1999-2006 ka kryer disa specializime dhe trajnime brenda dhe jashtë Shqipërisë si në Poloni, Danimarkë, Itali dhe Gjermani në fushën e sundimit të ligjit, hetimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit,  në menaxhimin dhe kontrollin e sistemit të prokurorisë, në trajtimin e të dënuarve në sistemin e vuajtjes së dënimit etj.  Nga viti 2003-2012 ka referuar dhe botuar disa punime mbi: fenomenin e gjakmarjes në Shqipërinë e Veriut, korrupsionin në sektorin publik dhe privat, imunitetin politik dhe gjyqësor, reformat në sistemin e drejtësisë si dhe një studim mbi “Përdorimin e drogërave të lehta” në Shqipëri nën kujdesin e Këshillit të Europës.

Veprimtaria politike:

Në qershor të vitit 2009 bëhet pjesë e listës konkuruese të PS në Qarkun e Dibrës dhe nga Korriku i vitit 2010 është Drejtues i Degës Lokale të PS Dibër.

Në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 zgjidhet Deputet i Dibrës në Kuvendin e Shqipërisë.

Zgjedhur në:

Legjislatura: VIII

Ndaje me miqtë: